Tuesday, April 23, 2024

Superiore-Java e 20-të luhet të mërkurën e ardhshme-FSHF publikon kalendarin dhe oraret e ndeshjeve

Lexo

Java e 19-të e Kategorisë Superiore ka luajtur vetëm një ndeshje, atë Teuta-Skenderbeu e mbyllur 2 me 0 për durrsakët. 4 të tjerat luhen ditën e shtunë me këtë kalendar: Tirana-Kukësi, Bylis-Laçi, Kastrioti-Partizani, dhe Vllaznia-Apolonia, starti të cilave është për të gjitha në orën 14.00.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, bëjnë me dije se takimet e javës së 20-të të Superiores do të luhen të gjitha mesjavën e ardhshme me datë 17 shkurt. 4 prej tyre, Tirana-Teuta,  Laçi-Kastrioti,  Apolonia-Bylisi dhe Skënderbeu-Vllaznia do të luhen në orën 13:00, ndërsa çifti i javës së 20-të, Kukësi-Partizani është planifikuar për në orën 16.00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img