Saturday, October 12, 2024

(Intervista) Trajnerët Edi Martini dhe Migen Memelli, flasin pas ndeshjes, Teuta-Skënderbeu 2-0

Lexo

Edi Martini(Trajner i Teutës)

“Pjesa e parë ishte një ndër ndeshjet më të mira që kemi bërë. Pjesa e dytë është ajo që duhet të rregullojmë, pasi ka raste që hyjmë në panik e duhet ta rregullojmëkëtë gjë. Erando e ka specialitet, do të doja ta shënonte më parë që të na jepte qetësinë gjatë lojës. Por e komplimentoj se është një lojtar profesionist i vertëtë në stërvitje përveç lojës. Në pjesën e dytë, përveçse kundërshtari doli në sulm e na bëri pak presion, na kapi paniku, ishte pak edhe paniku i pikëve. Ndaj edhe skuadra hyri në panik, i dhuruam disa herë topin e na vuri në presion, por edhe ajo që bëhet keq vjen për të thënë që ndeshjen tjetër duhet bërë më mirë. Lojërat tona janë në rritje, në këto momente janë të rëndësishme pikët. Po vuajmë panikun, duhet të vrasim ndeshjen, por komplimentoj lojtarët për lojën që kanë bërë sot.

Aleksi ishte sot në qendër të mbrojtjes se ka pasur dëmtim edhe Pjeshka. U dëmtuan lojtarët sot, ndodh edhe kështu dhe u detyruam të kthejmë Aleksin. Sa i përket pyetjes deri kur vazhdojmë kështu, e kemi treguar edhe sezonin e vjetshëm dhe kemi ardhur në rritje. Ky ekip ka potencialin, por e rëndësishme është morali i pikëve, që të jep qetësinë. Ne vazhdojmë punët tona, shohim ndeshjet tona, e kampionati është i gjatë”.

Në lidhje me Gruden dhe Kapllanin për t’i parë si titullar, mund të them se  janë djem të ri e me perspektivë, që në ndeshje të veçanta bëjnë mirë. Gjithsecili duhet të bëjë pjesën e vet më të mirë. Bregu kishte sot një ndeshje të mirë. Ekipi kishte rritje në lojë. Sot ishte Bregu, nesër Krasniqi, Kapllani, etj. E rëndësishme është të marrim pikët”, është shprehur pas ndeshjes, shkodrani Edi Martini që drejton pankinën durrsake.

Migen Memelli(Trajner i Skenderbeut)

“Një ndeshje me dy tablo, sipas asaj që provuam gjatë javës kishim provuar një strategji mbrojtëse pasi Teuta është një skuadër që luan shumë në krah. Karshi këtij këndvështrimi u treguam të kujdesshëm edhe pse nuk rezultoi e tillë. Teuta ka një lojtar cilësor si Bregu dhe ne nuk duhet ta kishim lënë aq të lirë në fushë.

Në pjesën e dytë ndryshuam sistem dhe shtuam forcën në sulm e skuadra nisi të krijonte më shumë raste pasi nuk kishim çfarë të humbisnim. Kishim rastet tona dhe me atë që mendoj unë, pjesa e parë ishte për Teutën, ndërsa e dytë foli për ne. Lojtarët po ngrihem gradualisht pasi nuk është e lehtë dhe sot u pa qartë që në pjesën e dytë e rritëm anën fizike.

Më shqetëson mbrojtja, pasi Bajrami u ndëshkua me të kuq dhe nuk kemi shumë alternative. Jam i kënaqur me skuadrën për atë që bëri në pjesën e dytë pasi te goli i Karabecit nuk kishim çfarë të bënim më shumë. Na mungojnë pikët, tjetra që kërkohet është se bashkë me lojtarët duhet t’i njoh më shumë. E kam thënë edhe në ditët e para që lojtarët duhet ta shikojnë veten të barabartë me kundërshtarët.

Ne jemi skuadra e 5 apo e 6 që kemi shënuar më shumë gola. Kemi problem si i pësojmë golat dhe sot i lejuam Bregut që të shkonte nga mesfusha deri te porta jonë. Golat nuk na mungojnë pasi kemi shënuar e kemi lojtarë cilësorë në sulm. Ajo që duhet të rregullojmë është faza mbrojtëse që pësojmë shumë gola të lehtë. Ne kemi cilësi individuale të jashtëzakoshme në krahasim me rivalët tanë për mbijetesë.

Në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar gola shumë shpejt. Do t’i kërkoj lojtarëve që të kenë durim pasi kur pësojmë gol lojtarët e kanë të vështirë të përmbysin ndeshjen. 45 minutat e dyta më japin besim dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm pasi nuk kemi asgjë për të humbur. Kemi ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë dhe do të bëjmë maksimumin siç bëmë 45 minutat e sotme”, tha tekniku i korçarëve, Migen Memelli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img