Fitorja ndaj Kastriotit, kuqeblutë marrin premion prej 10 mijë dollarësh

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Në fakt përpara ndeshjes qarkulloi si lajm që sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi kishte vendosur një premio të majme në rast fitoreje të kuqebluve ndaj Kastriotit. Skuadra e bëri realitet objektivin e marrë duke regjistruar fitoren me rezultatin 0 me 1 me atë gol të Ardit Hoxhajt në limit të takimit, dhe për këtë meritonte shpërblimin e premtuar.

Dhe premtimi është bërë realitet. 10 mijë dollar është shuma që skuadra kuqeblu është shpërblyer për këtë fitore ndaj Kastriotit. Një gjë të tillë e konfirmoi pak minuta më parë zyrtari KF Vllaznia, Blendi Dibra gjatë një lidhje direkte me emisionin Rubrika Sportive në RTSH.

Ndër të tjera, gjatë lidhjes në fjalë, Dibra foli edhe për ndeshjen, Kastrioti-Vllaznia duke përcjellur vlerësime për futbollistët kuqblu, të cilët me dy fitoret radhazi të kësaj jave, atë ndaj Korabit 1-0 duke u kualifikuar në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, si dhe këtë të sotmen ndaj Kastriotit për kampionat, fitore këto që rikthyen besimin për grupin kuqeblu.

Dibra, u ndal edhe tek çështja e vendimit për shkarkimin e Brdariç dhe qëndrimin e tij sërishmi në krye të kuqebluve, si dhe atë të gjobave për mosarritjen e rezultateve poztive të periudhës së fundit.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -