Saturday, October 12, 2024

Superiore, të dielën ora 16.45 Vllaznia-Kastrioti-Herald Marku beson tek fitorja

Lexo

Për Herald Markun, futbollistin titullar të kuqebluve që në këtë sezon futbollistik po shfaqet mjaft potent në fushën e lojës, ndeshja e së dielës ndaj Kastriotit konsiderohet e vështirë, por Vllaznia futet në fushë për të marrë vetëm tre pikët. Ndër të tjera ai flet me respekt për ish skuadrën e tij, për të cilën thotë se edhe nëse arrin të shënoj gol, nuk parapëlqen të festojë.

“Është një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari të fortë. Kam qenë pjesë e Kastriotit, kam shumë respekt për klubin dhe drejtuesit, se më kanë mbështetur. Por, nesër futemi për të bërë mirë e marrë fitoren. Po kalojmë një gjendje të mirë në fushë e jashtë saj. Kemi atmosferë të mirë, që mbizotëron, ndaj duhet ta mbajmë këtë ritëm”, u shpreh Marku.

Sa i përket emocioneve që ndjen në këtë sfidë si një ish i krutanëve, Herald Marku shprehet: “Uroj të jetë fati im nesër. Nëse shënoj do të ishte një kënaqësi, edhe pse nuk do të festoj në shenjë respekti për Kastriotin.”

Në vijim, Marku flet edhe për diferencën që Vllaznia ka me skuadrat e tjera, për të cilën thotë se një gjë e tillë i bën të ndihen komod në klasifikim. “Është një diferencë e kënaqshme, ne i marrim ndeshjet me radhë, duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, të bëjmë atë që dimë më mirë.

Ndërkohë, i pyetur se cilin ekip shikon si rivalin kryesor për titull, Marku, përgjigjet: ”Rivali më i fortë është Vllaznia, se ne po bëjmë më mirë. Duhet të tregojmë vazhdimësi. Nuk dua të jap një emër, se të gjithë janë të fortë, por besoj te forca jonë, se mund të arrijmë diçka.”

Dhe, në mbyllje, mesfushori kuqeblu që shquhet sidomos për goditjet e forta dhe të rrezikshme në portat kundërshtare, flet edhe për objektivat e Vllaznisë. “Ne nuk kemi thënë në fillim të sezonit që jemi për mbijetesë, por për Kupat e Europës. Çdo rezultat pozitiv përtej kësaj e presim me krahë hapur. Nuk kemi trysni, jemi brenda objektivave dhe jemi në rregull. Luajmë në fushën tonë nesër, ndaj një kundërshtari të vështirë, duhet patjetër fitore. Mendoj se jemi i vetmi ekip, që kemi marrë pikët e plota me ekipet e ashtuquajturat “të vogla”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img