Sunday, November 24, 2024

Superiore U-21-Tjetër humbje e kuqebluve, Bylis-Vllaznia 2-1, shkodranët zbresin në vendin e tretë

Lexo

Ndeshjet e javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore të 21 vjeçarëve, kanë regjistruar një tjetër humbje të Vllaznisë. Pas javës së kaluar ku u mundën në shtëpi nga Kukësi me rezultatin 1 me 2, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani janë mundur edhe këtë javë. Vllaznia ishte mysafire në Ballsh ku u ndesh me ekipin vendas Bylis, dhe në përfundim rezultati ka qënë 2 me 1 në favor të ekipit ballshiot. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2 me 0 për vendasit me gola të shënuar nga Ruci dhe shkodrani Qardaku, përkatësisht në minutat 35 me 42. Në pjesën e dytë Vllaznia ka arritur të shënojë në minutën e 61-të me autor Uhejdi Hoxha që shndërroi në gol një penallti të dhënë në favor të kuqebluve. Megjithë përpjekjen e të dyja skuadrave, në minutat në vazhdim nuk ka më gola duke lënë në fuqi rezultatin 2 me 1 në favor të ekipit ballshiot, Bylis.

Kjo humbje, e dyta radhazi, i ka kushtuar rëndë Vllaznisë, e cila dorëzon kreun e rënditjes. Në vend të parë me 28 pikë është ngjitur i vetëm Laçi, i cili sot fitoi me me rezultatin 2 me 0 ndaj Football Rebublic me autor të golave Bytyqi dhe Prenga në minutat, 42 dhe 88-të. Nga vendi i parë, Vllaznia zbret në vendin e tretë me 25 pikë, pasi në të dytin është pozicionuar Bylisi me 27 pikë.

Ndeshja tjetër e kësaj dite për 21 vjeçarët, Kukësi-Dinamo u mbyll në barazim 2-2, me autorë të golave Gavazaj 8’ dhe Rasha 66’ për Kukësin, ndërsa për Dinamon, Koka dhe Xhixhua në minutat 43, 72’. Në çiftin tjetër të ditës së sotme Teuta-Kastrioti, fitues dolën krutanët me rezultatin 0-1 me gol të shënuar nga Xheka në minutën e 83-të

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img