Superiore U-21, Vllaznia fiton në transfertë 3-5 me Turbinën dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 25 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Turbina 3 dhe Vllaznia 5. Ky është rezultati i ndeshjes të luajtur pasditen e sotme  në Cërrik në mes ekipit vendas Turbina dhe Vllaznisë mysafire i vlefshëm për javën e dhjetë të Kampionatit Kombëtar të U-21 për kategorinë Superiore. Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Fatjon Hasani dhe Nefail Zhejani arritën një tjetër fitore të rëndësishme, e cila vazhdon t’i mbajë në vendin e parë të tabelës së klasifikimit, që tashmë me tre pikëshin e marrë në Cërrik, mbërrijnë në kuotën e 25 pikëve.

Takimi në Cërrik fillon më mirë për Vllazninë duke kaluar e para në avantazh me anë të Xhahysës që shënoi në minutën e 18-të, ndërkohë që vendasit arrijnë të barazojnë në minutën e 34-tërt me anë të Luiz. Dy minuta nga mbyllja e pjesës së parë është përsëri Vllaznia që arrin të shënojë. Këtë radhë autor është Klaudio Leka duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me fitoren e kuqebluve me rezultatin 1 me 2.

Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, Vllaznia shënon shumë shpejt, në të 48-tën golin e tretë me autor Deden. Është po ky futbollist që në të minutën e 54-të shënon golin e katërt duke e thelluar në 1 me 4 avantazhin kuqeblu. Goli i Hasajt për vendasit në minutën e 71-të e ngushton rezultatin në 2 me 4, por në të 74-tën minutë ka tjetër gol për Vllazninë me autor Çobën, i cili e çon në 2 me 5 avantazhin kuqeblu, ndërkohë që goli i Malajt për Turbinën në minutën e 76-të vlen vetëm për statistikë për të fiksuar shifrat 3 me 5 në favor të Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë brenda 3 ditëve në “Air Albania”. Pas Izraelit e mund edhe Luksemburgu 0-1

Shqipëri-Luksemburg  0-1(Shënues: Danel Sinani 8’) Kartonë të verdhë:Asllani 32',Laçi 36',Pajaziti 93'/Duarte 5',Korac 36',Bohnert 87' Shqipëria:Sherri,Hysaj,Pllana(Ajeti 46'),Gjimshiti,Mitaj,Ramadani(Shehu 46'),Asllani(Pajaziti 63'),Laçi(Shpendi 46'),Bajrami(Seferi 46'),Hoxha(Broja 63'),Uzuni(Daku...
- Advertisement -spot_img