Ditëlindja e 73-të e të madhit Sabah Bizi, publicisti Simon Ferketa i kushton një poezi futbollistit të talentuar shkodran

Lexo

Zyrtare, Bekim Balaj, në formacionin e parë, anti-Erzeni. Vllaznia, kërkon tre pikën në sfidën e sotme ndaj shijakasve

Erzeni dhe Vllaznia, janë gati për startin e ndeshjes së javës së 19-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndeshja në...

(Pas ndeshjes) I ikën fitorja nga duart në Laç, madje humb 4-3. Trajneri Edi Martini, kritika skuadrës për shpërqëndrimin!

Teuta e Durrësit e drejtuar nga trajneri shkodran, Edi Martini, e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen e...

(Pas ndeshjes) Fiton me përmbysje ndaj Teutës 4-3, trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, optimist për të kapur Europën

Nga një skuadër që në javët e mëparshme ishte në kufijtë e mbijetesës në Superiore, me fitoret e realizuara...

Mora lapsin dhe fletore

Do kujtime po më vijnë mu

Për me shkru më vjen përdore

Një futbollist du me kujtu

 

Po ku je moj Shkodër Loce

Se për ty unë krejt jam tha

Do kujtime s’po i la stoçe

Për Sabah Bizin i kam da

 

Tan Shkodra me ty krenohet

Te Vllaznia ti ma i miri

Kontributi jot s’harrohet

Por dhe trajner Xhevdet Shaqiri

 

Lum nana që t’ka rritë

Lum Shkodra që të ka

Në stadium kena bertitë

Kur n’formacion të t’kena pa

 

Futbollist i kompletum

Me cilësi europiane

Bekenbauerit i nxore shkum

Me folë me vedi atë e bane

 

Gjermania erdh n’Tiranë

E ti vedin ke diftu

Bekenbauri n’fund t’pat thanë

S’mujta njiherë burrë me k’alu

 

Helmut Shën atje n’tribunë

Për Sabahin djalë shkodranit

Njaj numri 9 shumë bani punë

Si la gja mangut gjermanit

 

Vite e vite do t’kalojë

Kurrë s’harrohet numri 9

Sabah Bizin do kujtojnë

Gjith tifozat mar shkodran

 

N’biçikletë kam shku n’Tiranë

N’Lezhë e n”Laç m’ka mbyt fortuna

Kmishen e martes kam lanë

Me ble biletë për te tribuna

 

Dekoraten që fitove

Rradh si ti vjen mesfushor

Gjith qytetin e krenove

Shkodra n’futboll t’ka shenjtor

 

Në futboll e rrite shtatin

S’je ushqy si Brazilian

Kush tad ha aq shumë takatin

Asht Havjari i shpirtit tand

 

Njashtu si Kulla e Inglizit

S’pyet për shi e për fortunë

Mendoj portretin e  Sabah Bizit

Me pikturu aty n’tribunë

 

Njikto vargje që kam shkru

Baj kritikë i shkruva vonë

Tifozave me i diftu

Numri 9 si Maradonë

 

Tesh n’fund deshta për me thanë

Kët futbollist du me përshndet

Ka diftu vedin shkodran

Sabah Bizi dora vetë

 

N’stadium pashë me sytë e mi

Ndodhin n’Shkodër ner kto ana

Ju baj be për perëndi

Sabah Biz nuk ban ma nana

 

Falë teje Shkodra krenohet

Sabah Bizi tungjatjeta

Emni jot kurr s’do t’harrohet

Të pershëndet Simon Ferketa!

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Ndeshje e “çmendur” në Laç. Kurbinasit, mundin me përmbysje Teutën, 4-3

Laçi-Teuta 4-3(Shënues: Adeleke 22′, 72′, Babatunde 24′, Ujka 68′ / L. Vila 12′, Kallaku (P) 16′, Gruda 90)Një ndeshje e “çmendur” mund të konsiderohet...
- Advertisement -