Superiore U-21, Vllaznia mund në transfertë “Football Republic” dhe bashkëkryeson kampionatin me Laçin

Lexo

(Video) Turneun Mbarëkombëtar, “Nikolin Karroca” e fiton Drita e Gjilanit. Sportistët më të mirë shpallen” Alban Haziri i Dritës dhe Jorni Egerci i Vllaznisë

 Klubi i Handballit Drita, Gjilan është shpallur fitues i Turneut të 3-të mbarëkombëtar të handballit, aktivitet i organizuar në...

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Vllaznia U-21, pjesë e Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore vazhdon rrugën e fitoreve. Pas asaj që realizoi të martën e kaluar në “Reshit Rusi” ndaj Kastriotit me rezultatin 4 me 3, sot ka regjistruar një tjetër fitore duke mundur në transfertë ekipin kryeqytetas “Football Republic”.

Ndeshja në fjalë, që i përkiste javës së pestë të Superiores U-21 është mbyllur me rezultatin 0 me 1 për Vllazninë. Fatin e takimit e ka vendosur goli i shënuar nga Smajli në minutën e 36-të, gol i cili, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave qëndroi në fuqi deri në mbyllje të të gjithë takimit.

Me këtë fitore, Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Fatjon Hasani dhe Nefail Zhejani shkon në kuotën e 13 pikëve duke vijuar të qëndrojë në krye të renditjes. Po për javën e pestë Laçi ka mundur Kukësin me rezultain 2 me 0 ku autorë të golave janë Prengaj dhe Nikaj, përkatësisht në minutat 20 dhe 53-të. Një tre pikësh ky për laçjanët që i mban në të njëjtën kuotë me Vllazninë në krye të tabelës së klasifikimit.

Takimet e tjera të kësaj jave dhanë këto rezultate: Teuta-Turbina 1:0(Shënues: Çyrbja 9’), Akademia e Futbollit-Tirana 0-5(Shënues: Meculi 11’, Malo 47’, Bashaj 56’, Kraja 77’, 87’), Kastrioti-Dinamo 2-2(Shënues: Zhivanaj 63’, 91’ (pen.) / Mhillaj 23’ (pen.), 64’). Ndërkohë, çifti I fundit I kësaj jave për kategorinë U-21, ai Shënkolli-Apolonia është planifikuar të luhet më datë 10 dhjetor në orën 13.00.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -