Monday, October 14, 2024

Superiore-Vllaznia, Mandiangu e mbyllë me kuqeblutë

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë luajnë sot ndeshjen e radhës, atë të javës së 9-të tw Superiores duke qënë mysafirë në Laç përballë skuadrës vendase me të njëjtin emër. Por, ndërkohë, në kampin kuqeblu janë duke u marrë edhe me merkaton, ku burimet brenda klubit shkodran bëjnë të ditur se janë piketuar ardhje të reja, por gjithashtu do të ketë edhe largime. Në lidhje me këtë të dytën, Madiangu është futbollisti më i lakuar që nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.

Ardhja e tij tek Vllaznia u shoqërua me shumë bujë mediatike duke e konsideruar si një ndër pikat më cilësore të kuqebluve, por realisht vlerat e tij nuk arriten të konstatoheshin nëse ishin vertet të tilla, apo jo. Kjo, sepse, me përjashtim të disa minutave spontane në miqësore, futbollisti në fjalë nuk u pa në fushën e lojës. Që nga momenti i mbërritjes në Shkodër dhe deri tani, ai ka vijuar të jetë pjesë e sektorit të infermierisë në kërkim të rikuperimit të pametrave të tij fizik si rezultat i dëmtimeve të mëparshme.

Së fundmi, burime nga klubi kuqeblu, bëjnë të ditur se Kristofer Mandiangu ka lënë Shkodrën, por edhe Shqipërinë duke fluturuar drejt për në Gjermani ku thuhet se do t’i nënshtrohet një mjekimi më të specializuar. Që do të thotë se Mandiangu e ka mbyllur përfundimisht me Vllazninë për këtë sezon futbollistik, pasi mbajtja e tij në gjirin e skuadrës do të vijonte të rëndonte financat e klubit si një futbollist që paguhet rregullisht dhe nuk kontribuon asnjë minutë për skuadrën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img