Friday, May 3, 2024

Superkupa e Turqisë zgjat vetëm 2 minuta

Lexo

Ndeshja u ndërpre me vullnetin e Fenerbahçes, që u largua nga fusha e lojës me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar për Galatasarayn nga Mauro Icardi

Superkupa e Turqisë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, që nuk do të kishte jetë të gjatë, ishte kuptuar gjatë javëve të fundit, plot polemika në kampionatin turk dhe mbi të gjitha brenda klubit verdheblu. Dhe në fakt në minutën e 2-të ndeshja u ndërpre me vullnetin e Fenerbahçes, që u largua nga fusha e lojës me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar për Galatasaray nga Mauro Icardi.

Fenerbahçe, në polemika të hapura me Federatën Turke të Futbollit, fillimisht kërcënoi se do të tërhiqej nga të gjitha garat, përfshirë edhe kampionatin, e më pas zyrtarizoi se do të dërgonte ekipin U-19 në fushë në Superkupë, me idenë e qartë se ndeshja nuk do të zgjaste 90 minuta.

Superkupa e Turqisë ishte shtyrë një herë pasi ishte planifikuar për 30 dhjetor në Ryad të Arabisë Saudite. Në javët e fundit Fenerbahçe ka kërkuar që të shtyhet afati dhe Federata Turke e Futbollit të vendosë një arbitr ndërkombëtar. Propozimet e refuzuara fillimisht e çuan Fenerbahçen në aktivizimin e nën 19 vjeçarëve dhe më pas tërheqjen nga fusha si shenjë proteste.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img