Saturday, May 18, 2024

Superliga e Basketbollit meshkuj-Vllaznia humbet në transfertë me Kamzen, 91-86

Lexo

Vllaznia e koshit për meshkuj po kalon krize. Rezultatet e dobëta të javëve të mëparshme detyruan presidencen të marrin vendimin për largimin e trajnerit malazez, Nikola Milatoviç.

Prej disa ditësh, kuqeblutë e koshit shkodran po sterviten nga zv.trajneri, Ervin Berdica, dhe nën drejtimin e tij, Vllaznia luajti ndeshjen e radhës për Superligën e basketbollit shqiptar për meshkuj.

Kuqeblutë ishin mysafirë në Kamzë, në një transfertë të vështirë, aty ku më herët janë mundur edhe gjatë kohës që drejtoheshin nga Milatoviç. Përgjithësisht, Vllaznia zhvilloi një ndeshje të pëlqyeshme ku gjatë të gjithë ndeshjes, rivaliteni dhe emocionet ishin të pranishëm në fushën e lojës.

Vendasit e Kamza Basket të drejtuar nga trajneri shkodran, Eni Llazani, fitojnë ngushtë periodën e parë, 24-23, por Vllaznia e drejtuar nga Ervin Berdica kundrapërgjigjet duke fituar periodën e dytë 24 me 19 duke i bërë një mbyllje të mirë pjesës së parë me avantazhin e përgjithshëm, 43-47.

Perioda e tretë është më e mirë për Kamza Basket, e cila fitohet me rezultatin 25 me 18. Vendasit arrijnë të fitojë edhe pëeriodën e katërt 23-21 dhe të gjithë ndeshjen me shifrat e përgjithshme, 91-86.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img