Monday, April 29, 2024

Superliga e Futbollit U21. Vllaznia, fiton në transfertë me Elbasanin. Vendosin golat e Hoxhës dhe Dodajt

Lexo

AF Elbasani U21-Vllaznia U21 1-2

(Shënues: Hida 51’/ Ehren Hoxha 35′, Kevin Dodaj 58′)

Formacioni i Vllaznisë U21: Bunjaj, Moleci, Curri, Ramja, Jahaj, Çela, Muhaj, Hoxha, Maliqi, Muliu, Dodaj.(U aktivizuan: Zymeri, Hyseni). Trajner: Ergi Borshi

Superliga U21, ka qënë e fundit nga kampionatet kombëtare të futbollit që ka nisur aktivitetin në vitin 2024, sepse më herët kampionatet e tjera, që nga Superliga e të rriturve, kategoria e parë, e dytë, dhe të gjitha të tjerat, vazhdojnë të konkurojnë prej disa javësh në kampionatet e tyre.

Dhe, java e parë e fazës së dytë e ka vendosur Vllazninë U-21 të luajë në trasfertë me ekipin e Akademinë e Futbollit Elbasani. Një ndeshje, të cilën trajneri i 21 vjeçarëve, Ergi Borshi, e nisi me portjerin Bunjaj në portë, për të vijuar me Molecin, Currin, Ramjen, Jahajn, Çelën, Muhajn, Hoxhën, Maliqin, Muliun dhe Dodajn. Ndërkohë, që gjatë minutave të pjesës së dytë, janë aktivizuar edhe Zymeri me Hysenin.

45 minutat e pjesës së parë kanë qënë përgjithësisht të dominuara nga skuadra kuqeblu, të cilët përpos disa rasteve të rrezikshme në portën vendase, në minutën e 35-të arrijnë të shënoije me autor Ehren Hoxhën.

21 vjeçarët e Vllaznisë, vazhdojnë të luajnë mirë edhe në pjesën e dytë, dhe ndërkohë që pritej goli i dytë, që do të ishte edhe goli i qetësisë, janë vendasit, të cilët arrijnë të shënojnë në minutën e 51-të me anë të futbollistit të tyre, Hida, duke barazuar rezultatin në 1 me 1.

Një barazim ky i përkohshëm, i cili qëndron në fuqi vetëm shtatë minuta, sepse në skenë del goleadori kuqblu Kevin Dodaj, që me golin e tij në minutën e 58-të rikthen avantazhin në favor të Vllaznisë.

Minutat në vazhdim, shoqërohen me luftë të fortë sportive nga të dy kampet përkatëse, elbasanasit vendas në kërkim të golit të barazimit, dhe Vllaznia për të mbajtur në fuqi avantazhin.

Për t’u theksuar është se skuadra e teknikut Borshi në minutën e 71-të e në vazhdim ka luajtur me një futbollist më pak, pasi arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq të diskutueshëm Maliqin.

Megjithatë, kuqeblutë ia kanë dalë, pasi minuta e 90-të, lë në fuqi rezultatin e minutës së 58-të, avantazhin 1 me 2 në favor të Vllaznisë, e cila kthehet në Shkodër me tre pikë shumë të rëndësishme, që e çojnë në kuotën e 19 pikëve, vetëm dy pikë larg vendit të tretë, ndërkohë që objektivi i kuqebluve është për të shkuar në dy vendet e para të renditjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img