Friday, May 3, 2024

Kreu i FSHV, Erlind Pëllumbi, zgjidhet Presidenti i Federatave Ballkanike të Volejbollit-BVA

Lexo

Kreu i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, është zgjedhur Presidenti i ri i Federatave Ballkanike të Volejbollit BVA.

Një gjë e tillë është bërë realitet përmes Asamblesë së Përgjithshme të 15-të Federatave Ballkanike të Volejbollit (BVA), e mbajtur në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofie. Këtë vit, Federata Shqiptare e Volejbollit u përfaqësua me Presidentin e Federatës së saj, Erlind Pëllumbi, që shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm, Ervis Dosti, dhe Kryetari Komisionit të Garave Konalsi Gjoka.

Të 10 Presidentët e Federatave të Ballkanit të pranishëm në këtë Asamble aprovuan me unanimitet që Pëllumbi të jetë President i BVA. Në një kohë të shkurtër BVA i beson për herë të dytë drejtimin e Presidencës, Federatës Shqiptare të Volejbollit, gjë që për Pëllumbin, është një vlerësim i madh.

“Është nder që në një periudhë shumë të shkurtër të marrësh presidencën e Federatave Ballkanike. Është një nder që i bëhet jo vetëm Federatës Shqiptare të Volejbollit, por edhe të gjithë komunitetit shqiptar. Do të obligohemi që të jemi kompetitivë dhe pjesëmarrës, aktivitetet ballkanike tashmë janë rutinë në pjesëmarrje dhe organizime, në të cilat neve bëjmë në Shqipëri. Edhe këtë vit ne do të jemi organizatorë të dy eventeve, për vajza, 18 dhe 20 vjeç. Ndaj do të vlerësoja edhe njëherë nderin që i është bërë Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe mua personalisht”, ka deklaruar Erlind Pëllumbi, pas marrjes së votëbesimit në Asamble..

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img