Friday, May 17, 2024

Superliga e Volejbollit-Sot dy përballje në “Qazim Dervishi”, Vllaznia-Tirana femra, ora 16.00 dhe Vllaznia-Studenti meshkuj, ora 18.30

Lexo

Kampionatit Kombëtar i Volejbollit për kategorinë e Superligës, luan sot ndeshjet e javës së shtatë për femrat dhe të tetë për meshkujt. Kryendeshja e volejbollit për femra është ajo që do të luhet në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës, në mes Vllaznisë vendase dhe Tiranës mysafire. Dy skuadra që për momentin, luftën e kanë për vendin e dytë në renditje. Vllaznia, pas javës së gjashtë mban vendin e dytë me 14 pikë, e ndjekur nga Tirana dhe Barleti Volej me 12 pikë, Partizani 10, Lushnja dhe Apolonia nga 3 dhe Flamurtari i fundit me 0 pikë, Ndërkohë, tabelën e klasifikimit të Superligës së femrave e kryeson Skënderbeu me 18 pikë.

Sfida, Vllaznia-Tirana starton në orën 16.00, ndërkohë që menjëherë pas kësaj ndeshje, parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” do të jetë në dispozicion të volejbollit të meshkujve duke pritur çiftin, Vllaznia-Studenti, takim ky i planifikuar për të filluar në orën 18.30.  Ndryshe nga femrat që luajnë javën e shtatë, për meshkuj, kjo është java e tetë e Superligës. Një përballje kjo relativisht e lehtë për skuadrën shkodrane që drejtohet nga trajneri Artan Kalaja, skuadra e të cilit renditet në vendin e pestë me 9 pikë, ndërkohë që kundërshtari i sotëm, Studenti mban vendin e fundit në renditje me 4 pikë. Tabelën e klasifikimit të Superligës së volejbollit për meshkuj e kryesonTirana me 17 pikë, e ndjekur nga Partizani me 16, Erzeni me 15 dhe Skënderbeu i katërti me 10 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img