Saturday, April 27, 2024

Superliga e Volejbollit-Vllaznia nuk ia del, humb edhe ndeshjen e kthimit me Tiranën dhe eleminohet në gjysëmfinale

Lexo

Vllaznia –Tirana 0-3(0-3)

(18-25, 20-25, 15-25)

E premte, 15 prill 2022, ora 18:00, pallati i sportit, “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Aron Dibra, Enid Daniku, Esmirald Peraj, Sidorel Pepaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Fatjon Çekini, Gilman Talani, Nikolin Qafarena, Klaudio Toma, Gersi Jula. Trajner: Artan Kalaja

Tirana: Klaudio Qerraxhija, Hendi Kono, Julian Talaj, Gesti Kapidani, Ervin Çali, Martiro Krist, Ameur Brahimi, Aldo Kupi, Nahuel Lapera, Klodian Ferhati, Norgen Baruti, Xhulian Lumani, Armando Gaxiri. Trajner: Arben Sako

Gjyqtarë: Edison Kurti, Konalsi Gjoka

Me dy humbje brenda javës me të nëjtin rezultat 3 me 0 përballë Tiranës, Vllaznia në volejboll për meshkuj është eleminuar në gjysëmfinalen e fazës finale Play Off.

Pas humbjes së sfidës së parë gjysëmfinale të luajtur të martën në kryeqytet, edhe pse në formacionin e skuadrës kundërshtare ka lojtarë të huaj, në ndeshjen e kthimit të luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës, pritej një reagim nga skuadra kuqeblu, për ta fituar këtë ndeshje.

Por, pamvarësisht dëshirës së volejbollistëve kuqeblu për të marrë një fitore të mundshme, dhe për ta çuar kualifikimin në finale me ndeshje të tretë, një gjë e tillë nuk u bë e mundur. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Artan Sako kanë fituar që të tre setet, 18-25, 20-25 dhe 15-25 duke mos lënë asnjë shteg për të diskutuar fituesin.

Në këtë mënyrë, me dy fitore, 3-0 në Tiranë dhe 0-3 në Shkodër, Tirana është skuadra e parë kualifikuese për në finalen e madhe të fazës Play Off të Superligës së volejbollit shqiptar për meshkuj.

Kësisoj, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja, e mbyll këtu garën e sezonit sportiv, 2021-2022. Një mbyllje, që pamvarësisht fillimit shoqëruar me probleme jo të pakta organizative, forma e skuadrës erdhi në rritje e sipër.

Përfshirja në katër ekipet më të mira të kampionatit, ishte objektivi i Vllaznisë, dhe kjo u arrit. Por, sidoqoftë, me elementin cilësor që po rritet në ekipet zinxhir, bazuar edhe në përvojën që ekziston në ekip, për sezonin e ardhshëm, pritet të kemi një Vllazni tjetër, me lojra edhe më cilësore, por edhe me pretendime për fitimin e trofeve të vitit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img