Friday, May 3, 2024

Champions League, sonte kryendeshja, Real Madrid-Mançester Siti, për gjysëmfinalen e dytë

Lexo

Real Madrid-Manchester City, është kryendeshja e mbrëmjes së sotme, e vlefshme për gjysëmfinalen e Champions League, e cila do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Të dyja skuadrat kërkojnë kualifikimin për të shkuar në finalen e madhe të Parisit, atu ku e pret Liverpool, i cili nga ana e tij eleminoi mbrëmjen e djeshme Vujareal.

Blancos do të duhet të përmbysin rezultatin pasi kanë humbur 4-3, por, e dini, 90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata dhe gjithçka është me të vërtetë e mundur (pyetni Paris Saint Germain dhe Chelsea). Për më tepër, spanjollët janë zyrtarisht kampionë të Spanjës pasi kanë fituar La Ligën dhe ky mund të jetë një motiv shtesë për të bërë mirë, para tifozëve të tyre.

Nga ana tjetër, Guardiola do të vërë bast gjithçka për frymëzimin e De Bruyne dhe imagjinatën e Mahrezit duke u përpjekur të mos bjerë në ‘Ligjin e Bernabeut’ për të kaluar në finalen e dytë radhazi të Champions League në pankinën e City.

Ndeshja e parë Manchester City-Real Madrid ishte gjysmëfinalja e dytë në historinë e Champions për të parë të paktën shtatë gola pas Liverpool-Roma 5-2 në sezonin 2017-18.

Manchester City ka fituar tri ndeshjet e fundit të Champions League kundër Real Madrid: vetëm dy skuadra kanë fituar katër ndeshje radhazi kundër Blancos dhe ato janë Ajax dhe Bayern.

Real Madridi është eliminuar në të pesë gjysmëfinalet e mëparshme në të cilat ka humbur ndeshjen e parë.

Nëse Manchester City kualifikohet në finale, do ta bëjë këtë për herë të dytë radhazi, vitin e kaluar u mund nga Chelsea.

Kevin De Bruyne ka regjistruar 18 asistime në Champions për Manchester Cityn që nga debutimi i tij në kompeticion me fanellën e Citizens.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka shënuar nëntë gola në fazën eliminatore në Champions League këtë sezon, vetëm Cristiano Ronaldo në sezonin 2016/17 ka shënuar më shumë (10).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img