Egnatia-Tirana 0-5(Haxhiu 25′,74′, Latifi 68′,87′, Abazaj 84′)
Egnatia:Sherri,Fangaj,Malota,Xhemajli,Ndreca,Aleksi,Mëllugja,Lemine(Dukuo 46),Isgandarli(Lila 73),Paulauskas(Ahmetaj 73),Spahiu(Janku 73) Trajner:Edlir Tetova
Tirana:Kozi,Doka,Lulaj,Hoxhallari,Përgjoni,Deliu(Tola 88),Meta(Lushkja 61),Jonuzi(Jaku 88),Latifi,Abazaj,Haxhiu(Mici 83) Tranjer:Julian Ahmataj
Gjyqtarë:Eldorjan Hamiti(Lezhë),Rejdi Zajimi(Tiranë),Jetmir Podgorica,Ditmir Grimci(Shkodër) Var:Indrit Myrtja(Shkodër) Avar:Enea Jorgji(Elbasan) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Servet Bogdani(Durrës)
Tirana shpartalloi Egnatian në ndeshjen e fundit për këtë vit duke fituar 0-5 në Rrogozhinë. Bardheblutë e mbyllin me fitore vitin kalendarik, duke u rikthyer tek fitorja pas katër ndeshjesh. Goditje e rëndë për kryesuesit e kampionatit të cilët pasi humbën Superkupën në mesjavë suprizojnë teksa shpartallohen në shtëpi nga bardheblutë. Një zhgënjim total ky i Egnatias para tifozëve të tyre duke pësuar humbjen më të thellë në këtë sezon.
Rimal Haxhiu arriti që të realizojë golin e parë të sfidës në minutën e 25-të,ndërkohë që në pjesën e dytë Aleksi i ndërlikoi llogaritë për Egnatian. Mesfushori bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Latifit në të 67-ën duke e detyruar gjyqtarin që ta ndëshkojë me karton të kuq.
Gjërat u thjeshtuan në anën tjetër për bardheblutë që pak momente pas këtij episodi shënuan golin e dytë me anë të Latifit. Tirana shfrytëzoi momentin e mirë që po kalonte teksa realizoi përsëri në të 74-ën,me Rimal Haxhiun që shënoi të dytin personal e të tretin për kryeqytetasit.
Në 10 minutat e fundit, Tirana e gjeti dhe dy herë të tjera golin,fillimisht me Abazajn që shënoi të katërtin e më pas Latifi kristalizoi rezulatin përfundimtar.
Një fitore qetësie për bardheblutë që fazën e dytë e mbyllin në kuotën e 36 pikëve,duke u renditur të tretët, në të njëjtën kuotë me Vllazninë. Në anën tjetër Egnatia mbetet e para,me 37 pikë, ndonëse kjo humbje lë një shije shumë te keqe.
Fatos LAMAJ