Saturday, July 27, 2024

Presidenti Xhaferi, 30 mijë Euro premio për tre fitoret radhazi të Vllaznisë: me Dinamon, Tiranën dhe Skënderbeun

Lexo

Mbyllja me sukses e vitit 2023 me atë fitore fantastike ndaj një rivali direkt për fazën finale siç ishte Skënderbeu, ka bërë që në kampin kuqeblu të rikthehet qetësia. Duket se operimi në kohën e duhur, duke sjellë në drejtim të stafit teknik dyshen Qatip dhe Tefik Osmani dha efektin e duhur.

Tre fitoret e fundit radhazi, ndaj Dinamos, Tiranës  dhe ndaj Skënderbeut, por edhe fitorja më herët në transfertë me Teutën në “Niko Dovana” bëri që Vllaznia të rritej dukshëm në tabelë, ku tashmë mban vendin e tretë.

Krahas të tjerave, duket se në arritjen e rezultateve pozitive të javëve të fundit ka ndikuar jo pak edhe premio e vendosur nga presidenti kuqeblu Alban Xhaferi, i cili që prej pragndeshjes me Dinamon kishte deklaruar përpara skuadrës një premio prej 30 mijë eurosh, si motivim për të marrë 9 pikët maksimale në këto tre sfida.

Kështu, që me përmbushjen e këtij objektivi, kuqeblu ngrohin jo pak xhepat e tyre, pikërisht edhe në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitin e Ri.

“Për ne, shumë më me rëndësi është fitorja në fushën e lojës. Ndoshta është një motiv shtesë, por besoni që edhe për futbollistët, nuk është ajo kryesorja, por mobilizimi dhe koncentrimi për të fituar ndeshjen”, u shpreh pad fitores me Skënderbeun, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, duke konfirmuar premion e akorduar nga ana e presidentit Alban Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img