Friday, April 19, 2024

Taekwondo-Dashamir Lleshi, shpallet kampion Europe

Lexo

Shqiptari, që fiton medaljen e artë në Xhesolo, kërkon bashkimin e të gjithëve për të mirën e sportit në vend

Dashamir Lleshi është kampion Europe në Taekuondo ITF. Gjithçka ka ndodhur në Kampionatin Europian të Xhesolos në Itali, ndërsa Lleshi, në peshën deri në 87 kilogram, është shpallur fitues për grupmoshën 35-44 vjeç. Ja dhe emoecionet e Dashamir Lleshit për medaljen e artë.

“Shqipëria mori pjesë me katër sportistë dhe më në fund unë arrita të shpallesha Kampion Europe. E kjo me shumë mundim, por ne e kemi pasion dhe kur e ke pasion e ke shumë të lehtë të hysh në zonën e medaljeve”, thotë Dashamir Lleshi.

Por sa e vështirë ka qenë përgatitja dhe mbajtja në formë për të qenë gati për këtë medalje të artë?

“Unë mendova se isha dominues. Nuk ishte çështje moshe, edhe pse ishin më të rinj unë isha dominuese. Edhe në video po ta shihni nëse do të ishim të barabartë me kundërshtarin gjyqtarët nuk do të na ndihmonin, sepse për fatin tonë të keq ne nuk kemi arbitra përfaqësues”, thekson Lleshi.

E ndërkohë Lleshi ka folur dhe për të ardhmen e taekuondosë ITF, atje ku ka kërkuar të mblidhen të gjithë për të mirën e këtij sporti në vend.

“Kam ardhur që në 2013-ën. Nëse do të kishim patur mirëmenaxhim e them me plot bindje se do të ishim ndër më të mirët”, ka përfunduar Lleshi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img