Thursday, May 2, 2024

Basketboll/ Tirana barazon finalet ndaj Besëlidhjes dhe mban hapur çështjen e titullit

Lexo

Është mbyllur finalja e 4-të e Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes në sallën sportive “Feti Borova”. Bardheblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 82-66 duke barazuar kështu finalet dhe mban hapur çështjen e titullit kampion.

Lezhianën udhëhiqnin 2-0 në 2 ndeshjet e para duke krijuar përshtypjen e një triumfi të lehtë, por kryeqytetasit kanë bërë mrekullinë teksa barazuan në 2 të fundit dhe lënë gjithçka për ndeshjen e 5-të dhe të fundit.

Tirana e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj ka mbizotëruar në 10-minutëshin e parë, të cilin e ka fituar me rezultatin 22-15. Por, në atë të dytin, ishte Besëlidhja e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali që bën dallimin, duke e fituar atë me 4 pikë epërsi, 21-17. Kryeqytetasit shkojnë në pushimin e pjesës së parë duke kryesuar me rezultatin, 39-36.

Çereku i 3-të ishte mjaft i luftuar nga të dyja skuadrat, madje Besëlidhja edhe ka kryesuar për pak çaste, 45-44, por bardheblutë kryeqytetas reaguan, duke përmbysur shifrat dhe duke e fituar atë me 4 pikë epërsi, 19-15, e duke kryesuar kështu lojën me shifrat 58-51.  Në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit Tirana e mbrojti dhe e thelloi epërsinë duke fituar këtë fraksion loje me një epërsi të thellë, 24-15 dhe vulosin fitoren me 16 pikë epërsi, me shifrat 82-66.

Tirana merr kështu fitoren e dytë në këtë duel final, duke barazuar gjithçka, pavarsisht shpresave të Besëlidhjes për ta mbyllur në 4 ndeshje çështjen e titullit, në një Pallat Sporti të mbushur si rrallëherë plot e përplot këto vitet e fundit dhe që u përshkua nga një atmosferë elektrizuese, por korrekte.

Tanimë fjalën e ka sfida e 5-të dhe e fundit, që do të luhet të enjten në kryeqytet, aty ku Tirana do të përballet me Besëlidhjen në aktin e fundit të betejës për ta bërë të vetin trofeun e vyer.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img