Kanë filluar sot ndeshjet e Kampionatit Botëror të boksit, veprimtari që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajnerët Gëzim Zeneli dhe Lazarin Veli është me fat. Ndonëse, asnjëri nga boksierët e përfaqësueses sonë, akoma nuk është ngjitur në ring, tre prej tyre kanë arritur të kualifikohen në turin e dytë.
Një fillim i mbarë ky për Kombëtaren Shqiptare. Përveç Arjon Kajoshit i cili e ka kaluar një faze nga hedhja e shortit, sot me date 01.05.2023 ishte rradha për të boksuar për dy sportistë të kombetares sonë. Ani Haxhillari përballe boksierit të përfaqësueses së Sëaziland (SWZ), gjithashtu dhe Krenar Zeneli përballë boksierit të përfaqësueses së Sëaziland ( SWZ).
Të dy boksierët e përfaqësueses tonë u shpallen fitues duke kaluar në fazen tjetër për arsye që kundërshtaret e tyre nuk u paraqiten në rring. Në këtë mënyrë, tre boksierët tanë, kalojnë në turin tjetër pasardhës.
Ndërkohë, sipas informacionit që marrim nga Uzbekistani përmes trajnerit kombëtar, Lazarin Vila, ekipi jonë përfaqësues nesër nuk do të ketë ndeshje, ndërkohë që pasnesër dhe në vazhdim pritet të ngjiten në ring edhe boksierët tanë. Arjon Zenei, Denis Nurja dhe Nelson Hysa.
I urojmë vazhdimësi të mbarë ekipit tonë kombëtar!