Thursday, April 25, 2024

Të hënën e 29 majit, java e fundit e Superiores, çdo gjë e hapur për titullin, zonën europiane dhe rënien nga kategoria

Lexo

Kategorise Superiore tashme i vjen fundi. Nje sezon i luftuar dhembe per dhembe nga java e pare deri ne kete te fundit qe do te luhet diten e hene ne oren 16:00. Nga dueli i titullit te Europa e ne fund mbijetesa çdo gje eshte ende e hapur.

Gjithçka ishte ne rrugen e duhur per Tiranen per te thene se ishin 90 minuta larg titullit kampion, ama tashme nuk eshte keshtu. Barazimi me Bylisin shokoi vete klubin bardheblu dhe opinionin sportiv duke i hapur rrugen kështu Partizanit qe kryeson me pike te barabarta por me mire ne ndeshje direkte.

Ne kete menyre do te kemi edhe nje “derbi” te fundit ne distance. Te kuqte presin Teuten ne shtepi dhe u duhet patjeter fitorja per te ngritur lart trofeun e 17-te ne histori por sdo te jete e lehte pasi durrsaket kane te njejtin objektiv por per Europen.

Tirana sfidon Erzenin ne “Niko Dovana” por asgje nuk eshte me ne doren e tyre sidomos tani qe jane ne pritje të vendimit te disiplines per ngjarjet ne Rrogozhinë. Egnatia luan pa presion prej 2 javesh teksa ka arritur objektivin Europe dhe ndaj Kukesit eshte thjeshte nje tjeter 90 minutesh. Kjo mund te jete ne favor te verilindoreve qe me nje fitore do te sigurojne mbijetesen direkte.

Bylis–Vllaznia eshte nje tjeter sfide interesante e kesaj jave. Ballshiotet jane te denuar te fitojne por ironikisht duan nje nder nga Tirana. Bardheblute duhet te mposhtin Erzenin ne menyre qe ballshiotet te kapin te pakten zonen Play-Out.

Ndeshjet e javës së 36-të të Superiores

16:00 Partizani – Teuta
16:00 Erzeni – Tirana
16:00 Egnatia – Kukësi
16:00 Bylis – Vllaznia
16:00 Laçi – Kastrioti

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img