Friday, April 19, 2024

(Video)Moti i keq, etapa e 4-t e Rrethit të 80-të Çiklistik i Shqipërisë, Vlorë-Përmet, ndërpritet!

Lexo

Stuhia e dendur e shiut, e breshërit, por edhe rrufetë e shumta shkaktojnë ndërprerjen e garës çiklistike për etapën e katërt të Turit të 80-të të Shqipërisë, Vlorë- Mbrostar- Përmet 185 kilometra e gjatë. Një etapë, e cila është nisur me kohë të mirë nga Vlora, por është frenuar për shkak të kushteve atmosferike në aksin rrugor të Memaliajt.

Çiklistët lënë biçikletat dhe gjejnë strehim nëpër makinat e skuadrave dhe të komisarëve dhe stafit shoqërues. Kryekomisari izraelit vendos më pas ndërprerjen zyrtarisht të garës pas afro 130 km, për shkak të kushteve të skajshme të  notit.

Deri në momentin e ndërprerjes së etapës së katërt është pedaluar në grup, ndërsa fillimisht është shkuar deri në Mbrostar për të kaluar më pas në autostradën Levan – Tepelenë. Hera-herës ka shkëputje të çiklistëve të caktuar, por ajo që e ka bërë të vështirë pedalimin ishte ndryshimi i kohës, që solli reshje shiu të dendura dhe vetëtima, të cilat nuk lejonin ecjen më tej. Edhe për të ruajtur çiklistët nga aksidentet, atëherë është marrë vendimi për anullimin e etapës, ndërsa në renditjen e përgjithshme Stedman dhe Greqia ruajnë pozicionet e tyre.

Në këtë mënyrë, etapa e 4-t shpallet e pavlefshme dhe  mbetet në fuqi renditja e etapës së 3-të. Etapa e fundit, përtej ndonjë ndryshimi për të plotësuar programin e plotë të Turit të 80-të të Shqipërisë, është Përmet – Fier, që ul dhe siparin e Rrethit çiklistik në vend.

(Video) Pamje nga garat e etapës së katërt të Turit të 80-të çiklistik të Shqipërisë, Vlorë- Mbrostar- Përmet 185 kilometra e gjatë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img