Tuesday, May 14, 2024

Testi i përfaqësueses së rajonaleve U-14, paraqitje pozitive në miqësoren me Internacional U-14

Lexo

Përfaqësuesja e Rajonaleve U-14 ka mbyllur grumbullimin 2-ditor me një miqësore ndaj Internacional Tirana U-14, që u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri Armand Dama aktivizoi fillimisht këtë formacion titullar: Marsid Hoxha, Eno Resuli, Joart Mile, Riad Syla, Rian Neza, Robin Muharremi, Erjon Vajushi, Leonel Meco, Haxhi Rrena, Orest Bucka, Albmir Bruka.

Kuqezinjtë e vegjël kanë bërë një paraqitje të mirë dhe shumë prej elementëve të përzgjedhur nga të gjitha rajonet e Shqipërisë kanë treguar vlerat, teksa rezultati është fiksuar në shifrat 6-1 për përfaqësuesen e rajonaleve U-14.

Tekniku Dama ka aktivizuar të 20 lojtarët, duke krijuar një ide të qartë për potencialin që ka çdo lojtar i ftuar. Grumbullimi  2-ditor ka qenë i vlefshëm për stafin teknik që mori përgjigjet e duhura dhe monitoroi nga afër elementët më të spikatur të vitlindjes 2010.

Përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14 është një nga risitë e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të nxitur rritjen e cilësisë, që te moshat e vogla dhe për të motivuar më shumë futbollistët e vegjël për të vazhduar rrugëtimin drejt ekipeve kombëtare të moshave. Që aty do të nisi përzgjedhja e talenteve që do të kalojnë më pas te Kombëtare U-15.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img