Çifti i fundit që mbylli javën e 24-tërt të kategorisë Superiore ishte ai Teuta-Kastrioti. Durrsakët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini konsideroheshin favoritë në këtë ndeshje, por 90-të minutat e kohës së rregullt, përfshirë edhe 3 të shtesës janë mbyllur në barazim pa gola me rezultatin 0-0.
Me një pikë të marrë në këtë ndeshje është ngjitur në kuotën e 42 pikëve duke u barazuar me pikë me Partizanin dhe Vllazninë, por që goleverazhi ndan pozicionet. Partizani me 35-15(+17) është në vendin e dytë, Laçi i treti me 30-18(+12), dhe Vllaznia e katërta me 29-17(+12).
Ndërkohë, tabelën e klasifikimit e kryeson Laçi me 44 pikë, me goleverazh 32 të shënuar, 18 të pësuar, +14.
Java e 24
Vllaznia-Bylis 1-2( Dilaver 15′ / Spahiu 76′, Anthony(p) 93′)
Kukësi-Apolonia 1-1 (Ibraimi 45+2′ (p) / Gjata 86)
Tirana-Partizani 1 me 2( Hoxhallari 39’/ Belica 28’, Bardhi 59)
Skenderbeu-Laçi 0 me 2(Mazrekaj 58′, Shehu 74′)
Teuta-Kastrioti 0-0