Friday, October 11, 2024

Basketboll Meshkuj, Vllaznia mund Partizanin 80 – 58, trajneri Matthew i kënaqur me skuadrën

Lexo

Vllaznia 80 – 58 Partizani

(30-9, 17-17, 19-19, 14-13)

 E shtunë, 13 mars 2021, 0ra 17.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës

Vllaznia: Davis Stanley, Abrian Javon Edëards, Smith, Damian Bekteshi, Dixson,  Antonio Shabani, JeronQuin Cooper, Lorenzo Alberto Martinez,  Herion Faslija, Redi Rakaj, Elidon Bitri, Anand Singh Hundal. Trajner: Matthew David Jones

Partizani: Juljan Shahini, Orest Shytaj, Pëllumb Bisheva, Kristian Pashaj, Jeton Huqi, Gridi Pasho,  Edson Gjoka,  O. Shytaj, Skerdi Jareci,  Valentin Kallmeti, Florian Zavalani. Trajner: Erdal Borova

 Vllaznia e koshit regjistron fitoren e dytë në kampionat. Mbrëmjen e sotme ajo mundi Partizanin me rezultatin 80 me 58. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit ka pasur një fillim shumë të mirë të skuadrës kuqeblu, e cila që në perioden e parë krijon një diferencë të theksuar në shifrat 30 me 9. Diferencë e cila e mbajti skuadrën kuqeblu në pozitat e fituesit deri në fund të ndeshjes, pasi në tre periodat e tjera Partizani ishte krejtësisht i barabartë në fushën e lojës me Vllazninë.

Këtë e vertetojnë edhe rezultatet e vetë periodave në vazhdim. Barazim në periodën e dytë 17-17, barazim edhe në treten 19-19, fitore me 1 pikë diferencë në periodën e katërt 14-13. Kështu që, nëse nuk do kishte qënë epërsia e krijuar në periodën e parë, rezultati në fund të ndeshjes mund të kishtë qënë më ndryshe.

Gjithësesi, një fitore në shifrat 80 me 58, e cila duhet pranuar se ishte e merituar për skuadrën kuqeblu, që duket se po rritet në lojën e saj. Në katër javë kampionat, kjo është fitorja e dytë për Vllazninë e koshit, e cila ka marrë vlerësime pozitive nga specialistët e basketbollit shkodran.

I kënaqur është shfaqur pas ndeshjes edhe trajneri amerikan Matthew David Jones, sipas të cilit nga dita në ditë dhe nga ndeshja në ndeshje skuadra e drejtuar prej tij po e rritë nivelin e lojës duke dhënë sinjalet e një skuadre pretendente, ashtu siç e kërkojnë edhe tifozët kuqeblu.

Shënuesit më të mirë në këtë ndeshje për Vllazninë ishin, Dixson me 22 pikë, JeronQuin Cooper me 19 pikë dhe  Davis Stanley me 16 pikë. Ndërsa për skuadrën mike të Partizanit, shënuesi më i mirë ishte kapiteni Juljan Shahini me 13 pikë.

Prova e së vërtetës për Vllazninë e koshit është java e ardhshme, kur kuqeblutë do të ndeshen në transferten e kryeqytetit duke pasur përballë Tiranën, një skuadër me përvojë, ballafaqimet me të cilën kanë qënë vazhdimisht plot rivalitet dhe emocione të dyanshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img