Saturday, May 18, 2024

Teuta-Vllaznia 1-1. Barazim mes polemikash, gjykimi irriton përsëri kuqeblutë

Lexo

Sfida më e rëndësishme e javës së 29-të të Kategorisë Superiore, Teuta-Vllaznia është mbyllur në barazim 1-1. Kuqeblutë nuk arrijnë të shfrytëzojnë hapat e gabuar të rivalëve, kur Kukësi një ditë më parë u mund nga Kastrioti 2-1, dhe sot Partizani barazon 0-0 me Skënderbeun. Që do të thotë se pas javës së 29-të të Superiores, pozicionet në tabelë mbesin sërishmi me Kukësin e vendit të tretë me 45 pikë, Partizanin në vend të katërt me 42 pikë dhe Vllazninë në vendin e pestë me 41 pikë, ndërkohë që në krye është Tirana me 66 pikë dhe Laçi i dyti me 50 pikë.

Duke iu rikthyer ndeshjes të luajtur sot në stadiumin “Niko Dovana” duhet thënë se përgjithësisht u pa një duel me luftë të fortë sportive ku të dyja skuadrat kishin objektiv fitoren.

Pas një pjese të parë deri diku të barabartë, e dyta nis me një ritëm më të lartë nga skuadra kuqeblu, e cila e kërkon më shumë golin në portën kundërshtare. Dhe, atë e gjen në minutën e 60-të kur harkimi i Latifit në zonën durrsake devijohet nga dora e mbrojtësit vendas. Penallti për Vllazninë, por vendimi i dhënies së tij duhet thënë se u vonua 4 minuta nga verifikimi që po i bëhej në sistemin VAR. Është po Latifi, ai që e mori penalltinë, që ekzekuton saktë duke e kaluar Vllazninë në avantazh 0-1.

Pas këtij momenti, durrsakët ndryshojnë kurs duke e rritur ndjeshëm ritmin e lojës në kërkim të golit të barazimit.

Në të 87-tën minutë, në skenë del përsëri sistemi VAR. Këtë radhë, janë durrsakët që kërkojnë penallti pas një dyluftimi të Krujës me futbollistin durrsak Jazgji që rrëzohet në hyrje të zonës. Gjyqtari kryesor Erjon Bastari, akordon faull jshtë zone, por sinjalizimi nga VAR duket se ka diçka të dyshimtë në kufijtë e një penalltie. Bastari shkon vetë ta verifikojë, dhe më pas kthehet në fushë duke i qëndruar vendimit të tij, goditjen standarte jashtë zone për durrsakët, e cila për hirë të së vertetes u largua me vështirë nga Adili me kokë.

Vonesat e ndërrimeve si dhe e verifikimeve të VAR-it sjellin 9 minuta shtesë, dhe dramaciteti i këtij takimi është ruajtur pikërisht në sekondat e fundit të minutës së 99-të shtesë. Aty ku pas një krosi në zonë, duke përfituar edhe nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes shkodrane, Teuta shënon golin e barazimit me autorë Ivanoviç.

Gol, që pas sinjalizimit të ndeshjes nga gjyqtari Bastari, ndeshet në reagimin e kampit kuqeblu, ku më i ashpri ndër to është tekniku Elvis Plori. Reagimi në këtë rast nuk është për momentin e golit, sepse Ivanoviç, por edhe dy futbollistë durrsakë, mbahen në lojë nga Adili, por, për një faull të durrsakëve ndaj Krujës, pas së cilës vjen edhe aksioni i golit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img