Tuesday, October 8, 2024

Tifozët në “Loro Boriçi”, Disiplina paralajmëron KF Vllaznia, 8 javë pezullim për presidentin e Bylisit

Lexo

Raportimi i vëzhguesve të FSHF-së që kanë qënë të present në ndeshjet e fundit të Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi” kanë konstatuar se numri i personave të pranishëm në tribunën e stadiumit kanë qënë  më shumë se sa lejon protokolli zyrtar. Për këtë arsye, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka paralajmëruar KF  Vllaznia, se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Ndërkohë, në vendimet e sotme spikat dynimi i Presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili është pezulluar me 8 javë për sjellje anti-sportive, ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Bylisi është dënuar gjithashtu me gjobë 100.00 lekë, për dështimin e përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes.

Sa i përket klubit kuqeblu, pas marrjes së informacionit për paralajmërin nga ana e Disiplinës ka lëvizur menjëherë nga vendi duke marrë masat e duhura në mënyrë që nesër të mos kenë probleme në këtë drejtim.  Për këtë, drejtuesit kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ku ndër të tjera kërkojnë mirëkuptimin e tifozëve për masat e rrepta që atyre u duhet të marrin në organizimin e ndeshjes, Vllaznia-Bylis.

“Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së në mbledhjen e tij të sotme ka paralajmëruar KF Vllaznia se në rast përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana e tifozëve tanë të zjarrtë të na mirëkuptojnë sepse jemi të detyruar të zbatojmë këto rregulla sepse ndryshe pasojat do të jenë të rënda për klubin tonë. Në stadium do të jenë vetëm 20 persona (jo tifozë), pikërisht drejtuesit e klubit, stafi administrativ si dhe sponsorët. Edhe njëherë tjetër, ju kërkojmë të na mirëkuptoni! Vllaznia mbi të gjitha!”, thuhet në mesazhin që klubi kuqeblu ka shpërndarë në faqen zyrtare të rrjetit social FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img