Tuesday, October 8, 2024

Futboll Femra Kupa e Shqipërisë-Apolonia mund Tiranën 2-0 dhe shkon në finale përballë Vllaznisë

Lexo

Pas gjysëmfinales së parë të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia-Tirana AS që u mbyll me rezultatin 8-0 për skuadrën kuqeblu, sot është zhvilluar edhe gjysëmfinalja e dytë, ajo në mes Apolonisë dhe KF Tirana ku në përfundim, fitues ka dalë Apolonia me rezultatin 2-0. Në sfidën e luajtur sot pasdite në stadiumin “Loni Papuҫiu” të qytetit të Fierit vendaset kanë kaluar në avantazh në minutën e 21-të falë autogolit të shënuar nga Alijaj në portën bardheblu. Pas pësimit të golit skuadra kryeqytetase luan mjaft mirë duke qënë shumë pranë barazimit, por atë që nuk e arrijnë tiranaset e bëjnë vendaset fierake, të cilët shënojnë golin e dytë dhe të qetësisë me anë të Kastratit në minutën e 88-të duke e mbyullur të gjithë ndeshjen me rezultatin 2 me 0.

Kështu, në bazë të këtyre rezultateve, finalja e madhe e edicionit të dymbëdhjetë të Kupës së Shqipërisë për femra është Vllaznia-Apolonia.

Për datën dhe vendin se ku do të luhet kjo finale duhet pritur verdikti i Federatës Shqiptare të Futbollit, por që sipas informacioneve paraprak mendohet të jetë nga fundi i muajit mars.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img