Thursday, April 25, 2024

Tirana fiton në transfertë me Egnatian, thellohet kryesimi me ndjekësit

Lexo

Egnatia-Tirana 1-2(Shënues: Duamena 10’/Përgjoni 1’, Hasani (p) 66’)

Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi, i janë rikthyer fitores. Pas tre pikëshit të marrë sot në transfertën e Rrogozhinës, Tirana ndjehet më e lehtësuar nga ajo humbje që pësoi në Kukës. Për vetë rrethanat sesi erdhi ndeshja, përballja me Egnatian ishte e një shkalle vështirësie të madhe për kryeqytetasit.

Vertet që ato që shënuan të parët me Përgjonin, por këtij të fundit iu desh të vishte dorezat e portjerit në fund të ndeshjes pas dëmtimit të rëndë që pësoi Bekaj dhe që Shehi mbeti me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Megjithatë, pa shkuar tek emocionet e fund ndeshjes,  rrogozhinasit arrijnë të barazojnë rezultatin në të dhjetën minutë me autor Daumena, gol ky ë qëndron në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë.

45 minutëshi i dytë ka histori tjetër.  Në minutën e 66’, Hasani arriti të realizonte në gol një penallti për të kaluar sërish në avantazh Tiranën. Reagimet nga rrogozhinasit nuk munguan, por Visar Bekaj u tregua i vëmendshëm në të shumtën e rasteve duke mos pësuar më gol.

Minutat shtesë janë plot tension për bardheblutë, kur pas largimit nga stadium të Bekajt për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Por, edhe pse me një futbollist më pak, Tirana u mbrojt mjaft mirë, dhe nëse nuk arriti të pësojë golin e barazimit, meritë ka edhe Përgjoni, i cili me një grushtim mjeshtror, mbajti të paprekur rrjetën e skuadrës së tij.

Një tre pikësh ky që e mban Tirana në vendin e parë në renditje me 37 pikë, madje duke e thelluar diferencën me ndjekësit e saj. Ndërkohë, për Egnatian është ndeshja e pestë radhazi pa fitore në Superiore, duke qëndruar në vendin e 5-ë me 27 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img