Tuesday, December 10, 2024

Gilman Lika, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shkodrani nis punën si trajner te Akademia Abu Dhabi. KF Vllaznia, humbet një profesionist të fushës së futbollit!

Lexo

Gilman Lika largohet nga Shqipëria me destinacion Emiratet e Bashkuara Arabe. Ish futbollisti i Vllaznisë edhe i Kombetares kuqezi, i cili pas mbylljes së karrieres së futbollit të luajtur nisi me shumë pasion detyrën e trajnerit, madje duke e bërë vnë mënyrën më të mirë kur edhe u shpall kampion me Vllazninë e moshave U-17, lë në mes një projekt ambicioz që kishte nisur me klubin kuqeblu.

Përpos titullit kampion, Gilman Lika arriti të fitojë brenda sezonit të kaluar edhe Kupën e Shqipërisë me ekipin e tij U1-17, në përbërje të cilit spikasin djem shumë të talentuar e ardhmja e të cilëve është e garantuar me shumë sukses te Vllaznia e madhe, si dhe në ekipet e tjera.

Nga sa mësohet, Gilman Lika, ka vendosur që bashkë me familjen e tij të nisë një një tetër projekt të ri, jo vetëm sportive, por edhe familjar. Burimet pranë familjes Lika bëjnë të ditur se ai prej dy ditësh është larguar nga Shkodra duke fluturuar drejt e Emirateve të Bashkuara Arabe duke u sistemuar në Abu Dhabi, aty ku bashëshortja e tij ka pasur një ofertë të pëlqyeshme në profesionin e saj, ndërkohë që Lika patjetër do të vijojë të jetë pranë futbollit.

Nga Akademia e Futbollit Vllaznia, tashmë Lika është prezantuar menjëherë pranë Akademisë së Futbollit të kryeqytetit të Emirateve te Bashkuara Arabe në detyrën e trajnerit. Ndonëse një ambient shumë larg Shkodrës dhe Shqipërisë dhe me kultura të ndryshme shoqërore, për Gilman Likën nuk do të jetë e vështirë ambientimi i atjeshëm, pasi ka qënë ndër të parët futbollist shqiptar që ka patur rastin të luajë me shumë sukses në ekipin Al Faisaly të Arabinë Saudite, madje duke lënë kujtime shumë pozitive tek skuadra, drejtuesit dhe tifozëria vendase.

Natyrshëm që nga mjedisi sportiv shkodran, përfshirë edhe portalin Veriu Sport, shkojnë urimet më të mira për Gilman Likën dhe familjen e tij për një jetë sa më të lumtur dhe me suksese në aspektin professional të fushës së futbollit, por nga ana tjetër duhet thënë se Vllaznia dhe futbolli shqiptar në përgjithësi ka humbur një vlerë të padiskutueshme si profesionist në fushën e futbollit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img