Tuesday, November 26, 2024

Tjetër fitore e Vllaznisë në miqësoret austriake. E katërta radhazi në përgatitoren austriake, këtë radhë me shifra të thella 6-0

Lexo

ASV Ofenbinder Spratzern KF Vllaznia 0-6

(Shënues:  Aralica 11, Çoba 15’, Heriç 20’, Jonuzi 34’, Kruja 39′ 42′)

Formacioni i Vllaznisë: Zogoviç, Juriç, Bulatoviç, Gurishta, Hakaj, Kruja, Alivoda, Heriç, Jonuzi, Çoba, Aralica(U aktivizuan në pjesën e dytë: Shkoza, Spahija, Paloka, Shimaj, Smajli, Hoxhaj, Marku, Vulaj, Delaj, Latifi, Kaina). Trajner: Mirel Josa

6 me 0 në favor të Vllaznisë ka përfunduar ndeshja miqësore e luajtur pasditen e sotme në St Polten, qyteti i cili është shumë i populluar me një komunitet shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në atë zone. Madje, edhe në stadiumin ku është zhvilluar ndeshja, tifozëria shqiptare ka qënë më e madhe në numër.

Zogoviç, Juriç, Bulatoviç, Gurishta, Hakaj, Kruja, Alivoda, Heriç, Jonuzi, Çoba, Aralica, ishin të besuarit e teknikut Josa, të cilët e filluan nga minuta e parë duke e mbyllur edhe pjesën e parë me të njëjtët emra.

45 minuta këto të dominura plotësisht nga Vllaznia, e cila shënoi plot 6 gola në këtë pjesë loje. Madje, interesant është fakti, se përpara se të vinin golat zyrtarë, kuqeblutë patën një mundësi të artë të shënuar që në minutën e gjashtë kur arbitri akordoi penallti në favor të Vllaznisë pas pengimit të sulmuesit Çoba brenda zonës së rreptësisë.

Duke qënë se Latifi, që zakonisht është i autorizuar për të goditur njëmbëdhjetëmetërshat, ishte në stol, është kapiteni Gurishta që e merr që e mere përsipër të gjuajë nga pika e bardhë. Por topi nuk i është bindur, pasi më përpara ka shtuar në traverstë dhe pas ka dalë jashtë duke shpërdoruar një rast ideal për golin e avantazhit.

Nuk shkon gjatë, dhe këtë radhë është mesfushori Arsid Kruja, i cili katër minuta më vonë godet bukur duke e dërguar topin në rrjetë. Por, përsëri Vllanzia është e pafat, sepse arbitri do ta anulonte atë për pozicion jashtë loje.

Kaq ishin momentet e pafat të Vllaznisë, sepse më pas do të vinin njëri pas tjetrit gjashtë gola. Fillimisht me Aralicen në minutën e 11-të, për të vijuar me Çobën në të 15-tën, Heriç në të 20-tën, Jonuzi në të 34-tën, dhe dopieta e Arsid Krujës përkatësisht në minutat 39-të dhe 42-të.

Me avantazhin e thellë të Vllanzisë 6-0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, në fushë për kuqeblutë janë emra të tjerë duke filluar nga portjeri Shkoza, për të vijuar me Spahija, Paloka, Shimaj, Smajli, Hoxhaj, Marku, Vulaj, Delaj, Latifi dhe Kaina.

45 minuta të dyta këto të mira për Vllazninë, e cila vijon të ketë epërsi në fushën e lojës, madje shoqëruar edhe me raste shënimi, por rezultati nuk do të ndryshonte më duke qëndruar në fuqi ai i pjesës së parë, 6 me 0 në favor të Vllaznisë.

Kjo ishte miqësora e fundit e programuar nga drejtuesit kuqeblu, duke fiksuar një bilanc shumë pozitiv, 4 ndeshje, katër fitore. Ndërkohë, në mesjavë mbyllen edhe ditët përgatitore austriake dhe skuadra do të kthehet në Shkodër për të vijuar procesin stërvitor deri me datë 21 kur do të luhet ndeshja zyrtare, Vllanzia-Universitatea Craiova, përballja e parë e turit të dytë të Conference League.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img