Tuesday, May 14, 2024

Trajneri i Kosovës Gliha flet para Andorrës: “Kemi shumë mungesa, do testojmë disa lojtarë të rinj”

Lexo

Kosova luan në transfertë me Andorrën me 12 tetor, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024. Në prag të këtij takimi ka folur për mediat, trajneri i “Dardanëve”, Primoz Gliha.

“Mungesat? Mungojnë shumë lojtarë, janë disa lojtarë nga Superliga e Kosovës, por kjo është një mundësi për lojtarët e rinj dhe pas ndeshjes mund të flasim më shumë për atë që shohim në fushë nëse ata do të na bindin apo jo.

Çfarë ndodhi me Zhegrovën në Rumani? Të gjithë lojtarët po flisnin, nëntë kartonë të verdhë. Me siguri nuk keni parë shumë ndeshje që jepen nëntë kartonë të verdhë. Muriqi nisi të fliste, Zhegrova nisi të fliste po ashtu dhe kisha frikë se do të ndëshkohej, të gjithë ishin të emocionuar dhe me nerva. E mora më vete dhe i thashë shëno tre gola dhe jepu përgjigje atyre që kontestojnë.

A është koha e duhur për fitoren e parë? “Mund të them se kemi një skuadër komplet të re, Andorra ka dalë 1-1 me ne, Zvicra ka fituar 2-1, me Izraelin për 60 minuta ishin 1-1, ndaj ata janë një skuadër shumë e vështirë. Ata luajnë në mbrojtje, si “catenaccio”.

Për mua është e rëndësishme që lojtarët që nuk kanë luajtur deri tani dhe që vijnë nga Superliga e Kosovës, të tregojnë më të mirën sepse kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi.

Kemi disa probleme në sulm, ne zakonisht luajmë me dy sulmues. Do të shohim si do të përshtatemi. Besoj e keni parë ndeshjen ndaj Zvicrës, aty luajti Korenica. Ai luajti sepse u tregua shumë i zoti në stërvitje, jo sepse e kërkuan gazetarët.

Mosgrumbullimi i Sahitit? Sahitin e njoh mirë se kam miq në Kroaci, ka shënuar tre gola në tetë muaj dhe na duhen lojtarë që shënojnë. Në këtë pozicin kemi shumë lojtarë, Krasniqi, Zhegrova dhe për momentin nuk mund të jetë, por është lojtar i mirë.

Ka shumë lojtarë të dëmtuar dhe të tjerët kanë mundësinë, për ata është një mundësi e shkëlqyer. Këtu është kombëtarja dhe vetëm më të mirët luajnë. Është e vështirë të luash në kombëtare ndaj ata kanë një mundësi tani” – tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img