Saturday, May 4, 2024

Trajneri kuqeblu Memelli pas ndeshjes, Erzeni-Vllaznia: Lamë dy pikë në Rrogozhinë!

Lexo

Prononcimi i trajnerit Migen Memelli, pas ndeshjes, Erzeni-Vllaznia:

“Në këndvështrimin e këtij 90 minutëshi, ne këmi lënë 2 pikë të arta. Nuk ditëm të menaxhonim këtë avantazh parë edhe nga ritmi i lojës. U bënë disa gabime që na kushtuan në lojë. Duhej t’i ulnim ritmin kundërshtarit. U bënë disa gabime që na kushtuan në lojë. Edhe pse në pjesën e dytë skuadra insistioi, por është çështje e VAR-it që vendosi këtë episode. Dëmtimet e Juriç dhe Krymit na penalizuan, sidomos i Juriç . Për mënyrën si u zhvillua lojë, të shikoni rastet në 90 minuta, mbajtja e topit nën zotërim, aksionet sulmuese i kemi pasur më të shumta. Shënuam të parët, na kthyen rezultatin, barazuam sërish.  Humbëm pak nga cilësitë që kishim ndeshjen me Kukësin. Humbëm 2 pikë sot, por çunat u munduan. Emanuela Rusta duhej të nxirrte kartonin e dytë të verdhë, por më pas u pendua.”, tha ndër të tjera, në mikrofonin e MCN TV, njëshi i pankinës kuqeblu, Migen Memelli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img