Tuesday, May 7, 2024

Trajneri Reja, i kënaqur me paraqitjen e kombëtares së tij në eleminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Kontrata me FSHF-në, deri në fund të viit 2022.

Lexo

Duke folur pas ndeshjes, Shqipëri-Andorrë, të cilën kuqezinjtë tanë e fituan me rezultat minimal, 1 me 0, trajneri i kombëtares shqiptare ësht shprehur i kënaqur për paraqitjen  skuadrës së drejtuar prej tij. Ndërkohë që në vijim flet edhe për kontratën e nënshkruar me FSHF-në për të vijuar punën deri në fund të vitit 2022.

“Përgjigjet ishin pozitive. Sa i përket pjesës së parë, krijuam shumë raste, dukej porta e magjepsur se gjuajtëm nga çdo anë. Komplimente se jemi të tretët, barazimi me Poloninë mund të na çonte në play off, por mbetet fakti që kemi bërë një rrugëtim të madh, erdhëm në ndeshjen e fundit që kishim vështirësi. Dukej sikur e dikush me ne për atë që ndodhi, por morëm 18 pikë dhe mendoj se është një rezultat i madh. Bravo djemve.

Kam edhe një vit kontratë se kemi nënshkruar deri në fund të 2022. Kam një akord me federatën, por sipas meje varet nga federata dhe objektivat. Jam në dispozicion, mendoj se kemi bërë gjëra të mëdha, në dy vite mes vështirësive. Kemi bërë te debutojnë disa djem, mendoj se kanë qenë 45-46 lojtarë, jemi në kërkim se federata tha që duhej të rinovonte ekipin. Kemi gjetur lojtarë të rinj interesantë, si edhe me U21. Sipas meje kemi bërë një detyrë shumë të mirë. Detyra ime dhe e Federatës ishte të bëja gati ekipin për Europianin. Nëse do të jem, do të vazhdojmë, nëse jo, gjithsesi do të them se tavolinën e kemi lënë të shtruar. Skuadra është përgjigjur mirë dhe ka cilësi për të qenë optimistë për të ardhmen.

Ka pasur kritika, e dinim që ishte shumë e vështirë dhe gjithsesi fituam se kemi 18 pikë. Ndërsa Hungaria nuk ishte aq e lodhur derisa mundi Poloninë. Nuk duhet të heqim dorë, në rrugëtimin tonë e kemi bërë mirë. Sot nuk ishte e lehtë, të luash kundër Andorrës është vështirësi edhe për të tjerët, mbyllet mirë. Nuk konkretizuam për fat të keq, nuk e futëm topin në rrjetë.

Klasifikimi flet qartë, mendoj se kemi bërë një edicion të jashtëzakonshëm. Ka keqardhje, jo për ne, por sepse erërat në qiell nuk na kanë ndihmuar, se kemi qenë të pafat në periudhën e fundit se mund të bënim diçka të jashtëzakonshme”, u shprehë në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, njëshi i pankinës kuqeblu, Eduardo Reja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img