Trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit tetovar, Qatip Osmani, 3 herë kampion me Shkëndijë, 1 Kupë dhe 1 Super kupë të fituar me ekipin kuqezi, dy herë ka luajtur në play off të kupave evropiane 5 sezone ka drejtuar me sukses klubin e futbollit Renova ,pas largimit nga ekipi kuqezi në fund të sezonit 2022/2023, edhe pse kishte oferta të shumta nga klube të vendit dhe rajonit, ai nuk shpejtoi , por priti momentin dhe në fund tetorit për habi të të gjithëve ai vendosi që të marr drejtimin e klubit të futbollit Vllaznia të Shkodrës , ekip e cila në 10-të xhiro të zhvilluara kishte grumbulluar vetëm 12 pikë. Ky vendim i trajnerit tetovar për shumë njerëz ishte një zgjidhje shumë e gabuar duke u referuar nga të dhënat se ekipi shkodran ishte në krizë që nuk i shihej fundi.
Ndeshjet e para dhe rezultatet dëshmuan se ekipi vërtet ishte në krizë, por fatmirësisht kështu nuk mendonte edhe Qato, ai me stafin e tij iu qasën punë me seriozitetin më të lartë duke i bindur të gjithë se me punë do të tejkalohet kriza. Dhe kështu ndodhi, dhe të gjithë ata që nuk besonin në mrekulli tani e ngrenë lartë e më lartë sukseset e ekipit që në fakt janë meritë e trajnerit Qatip Osmani dhe stafit të tij. Më kujtohet vizita në Shkodër dhe takimi me Qaton dhe Bashkimin si dhe me kolegët e sportit nga Shkodra të cilëve ju thash. “Të dini se Qato kur nuk dështon ai do ta kthej imazhin dhe renomenë e klubit pasi Shkodra e do futbollin, ndërsa Qatip Osmani kur nuk i zhgënjen tifozët e flaktë të klubit”
Në fakt mrekullia që po ndodh me KF Vllaznia e cila vetëm para më pak se tre muajve ishte e renditur me ekipet që luftojnë mbijetesën, ndërsa tani me krenari mendohen për pjesëmarrje në garat evropiane .
Për në fund, mos e zgjatur shumë, dua të theksoj se tandemi Qatip Osmani dhe asistenti i tij Bashkim Livoreka do të jenë temë diskutimi tek njohësit e mirë të futbollit në Shqipëri se sukseset e KF Vllaznia, sidomos 5 fitoret e njëpasnjëshme, ishin të rastit apo si rrjedhojë e punës profesionale të dy shqiptarëve tetovar që janë dëshmuar vetëm për suksese. Tetova dhe tetovarë, gjithmonë ndihen krenar me sukseset e klubeve shqiptare, por kur ai sukses vjen nga legjenda e futbollit tetovar Qatip Osmani, krenaria është edhe më e madhe.
Shaban Sinani-Gazetar sportiveTetovë, 20 janar 2024