Monday, April 29, 2024

Trajneri tetovar Qatip Osmani ia ktheu dinjitetin e futbollit Shkodrës! Opinion nga Shaban Sinani

Lexo

Trajneri  më i suksesshëm në historinë e futbollit tetovar, Qatip Osmani, 3 herë kampion me Shkëndijë, 1 Kupë dhe 1 Super kupë të fituar me  ekipin kuqezi,  dy  herë  ka luajtur në play off të kupave evropiane  5  sezone  ka  drejtuar me  sukses klubin e futbollit Renova ,pas largimit nga  ekipi kuqezi  në fund të sezonit  2022/2023,  edhe pse  kishte  oferta  të shumta nga klube të vendit dhe rajonit, ai nuk shpejtoi , por  priti momentin dhe në fund tetorit për habi të të gjithëve ai vendosi që të marr drejtimin e klubit të futbollit Vllaznia të Shkodrës , ekip e cila në 10-të xhiro të zhvilluara kishte grumbulluar vetëm 12 pikë. Ky vendim  i trajnerit tetovar për shumë njerëz ishte një zgjidhje shumë e gabuar  duke u referuar nga të dhënat se ekipi shkodran ishte në krizë që nuk i shihej  fundi.

Ndeshjet e para dhe rezultatet dëshmuan se ekipi vërtet ishte në krizë, por fatmirësisht kështu nuk mendonte edhe Qato, ai me stafin e tij iu qasën punë me seriozitetin më të lartë duke  i bindur  të gjithë se me punë do të tejkalohet kriza. Dhe kështu ndodhi, dhe të  gjithë ata që nuk besonin në mrekulli tani e ngrenë lartë e më lartë sukseset e ekipit  që në fakt  janë meritë e trajnerit Qatip Osmani dhe stafit të tij. Më kujtohet  vizita në Shkodër dhe takimi me Qaton dhe Bashkimin si dhe  me  kolegët e sportit nga Shkodra të cilëve ju thash. “Të dini se Qato kur nuk dështon  ai  do ta kthej imazhin dhe renomenë e klubit pasi Shkodra e do  futbollin, ndërsa Qatip Osmani kur nuk i zhgënjen tifozët e flaktë të klubit”

Në fakt mrekullia që po ndodh me KF Vllaznia e cila vetëm para më pak se tre muajve ishte e renditur me ekipet që luftojnë mbijetesën, ndërsa tani me krenari mendohen për pjesëmarrje në garat evropiane .

Për  në fund,  mos e zgjatur shumë, dua të theksoj se  tandemi  Qatip Osmani  dhe asistenti i tij Bashkim Livoreka do të jenë temë diskutimi tek njohësit e mirë të  futbollit në Shqipëri se sukseset e  KF Vllaznia,  sidomos 5 fitoret e njëpasnjëshme, ishin të rastit apo si rrjedhojë  e punës profesionale të  dy  shqiptarëve tetovar që janë dëshmuar vetëm për suksese. Tetova  dhe tetovarë, gjithmonë ndihen krenar me sukseset e  klubeve shqiptare, por  kur ai  sukses  vjen nga legjenda e  futbollit tetovar Qatip Osmani,  krenaria është edhe më e madhe.

Shaban Sinani-Gazetar sportiveTetovë, 20 janar 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img