Monday, April 29, 2024

(Video) Dekorime-“Nderi i Mundjes” për Ali Murrizin, dhe “Mirënjohje” për Tonin Biben, Rrok Shkjezen, Jonuz Selhanin, Ilir Dycen dhe Angjelin Perajn

Lexo

Shoqata Kombëtare Mundjes, me propozim të Degës së Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shkodër ka dekoruar një grup mundësish veteran, të cilët kanë dhënë një kontrubitut të çmuar për ekipin e Vllaznisë, Partizanit dhe ekipit kombëtar në vite.

Një gjë e tillë është bërë përmes një ceremonie të organizuar në qytetin e Shkodrës ku ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Veteranëve të Mundjes, Xhelil Cibaku, si dhe antari i kryesisë, Besnik Rama.

Fillimisht, kanë folur dy drejtuesit kryesorë të shoqatës së mundjes, Vllaznia, Eljaz Guri në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Mundjes Shkodër dhe Dilaver Cufi, sekretar i kësaj shoqate, ku ndër të trjera falenderuan kolegët e tyre nga Tirana, për bashkëpunimin e mirëfilltë që kanë me degën e Shkodrës.

Ndërkohë, në vijim ka përshëndetur drejtuesi i shoqatës kombëtare të mundjes në Tiranë, Xhelil Cibaku, një ish mundës me Korabin dhe kombëtaren, si dhe disa herë kampioni kombëtar, Tonin Dema, duke vënë në dukje  vlerat dhe kontributin që mundja shkodrane, ajo klasike dhe e lirë, i ka dhënë sportit shkodran dhe atij shqiptar.

Më pas kanë ardhur edhe dekorimet për mundësisht shkodranë, ku më i vlerësuari ka qënë ish kampioni i mundjes, konkurues me Vllazninë, Partizanin dhe ekipin kombëtar, dhe më pas trajner i Vllaznisë me moshat, Ali Murrizi, i cili është nderuar me Medaljen e Merites “Nderi i mundjes shqiptare”.

Të vlerësuar për arritjet dhe kontributin e karrierës së tyre sportive, ishin edhe is kampionët e tjerë të mundjes shkodrane: Tonin Biba, Rrok Shkjeza, Jonuz Selhanin,

Ilir Dyca  dhe Angjelin Peraj, të cilët u vlerësuan me Çertifikatë “Mirënjohje”.

Mes emocioneve që përcolli ky takim i shoqëruar edhe me një drekë festive, kanë folur edhe dy prej mundësve kampionë të dekoruar, të cilët edhe në emër të kolegëve të tyre të dekoruar, falenderuan dy shoqatat e veteranëve të mundjes, atë të Shkodrës dhe Kombëtare, për vlerësimin që iu bë.

Pjesë e përshëndetjeve të kësaj ceremonie, ishte edhe ajo e antarit të kryesisë së Shoqatës Kombëtare të Veteranëve të Mundjes, Besnik Rama, një ish kampion i rritur tek Vllaznia, dhe më pas i shpërngulur në kryeqytet, por që raportet me kolegët e tij të mundjes dhe qytetin e lindjes, i ruan në mënyrën më të mirë. Gjithashtu, edhe si një mbështetës i vazhdueshëm i veprimtarive të tilla, zoti Rama premtoi se ai së bashku me kolegun e tij, Xhelil Cibaku, do të vijojnë bashkëpunimin me Shoqatën e Veteranëve të Mundjes Shkodrane, në nderimin edhe të figurave të tjera të nderuara të mundjes shkodrane.

(Video) Pamje nga takimi i Shoqatës së Veteranëve të Mundjes Shkodrane, dekorimi i 5 mundësve të Vllaznisë. Në vijim prononcimet e të dekoruarve, Ali Murrizi dhe Tonin Biba, si dhe e veteranit të mundjes, Tonin Dema.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img