Friday, May 17, 2024

Triumf me përmbysje, Cungu i merr Vllaznisë një fitore me peshë në ‘Loro Boriçi’

Lexo

VLLAZNIA-LAÇI 1-2 (18′ Hakaj, 57′ Tresa 82′ Ujka)

Laçi mposhti me përmbysje Vllazninë, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore. Kuqeblutë shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi, pas golit të Hakaj në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë, kurbinasit u përpoqën që të reagojnë dhe ia dolën të përmbysin gjithçka. Në minutën e 57-të, Tresa barazoi shifrat. Minutat e fundit ishin mjaft emocionuese, me të dyja skuadrat që ngulmuan për të gjetur golin me peshë të 3 pikëve.  Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu shmangu një autogol në minutën e 71-të, pas një rrëmuje në zonë. Laçi festoi në minutën e 83-të, teksa përmbysi ndeshjen me golin e Ujkës.

Me këtë fitore,  Laçi mban vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, 3 pikë më shumë se Partizani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img