“Vllaznia luan më bukur nga të gjithë dhe është me meritë aty ku është”-E thotë ish trajneri i Tiranës Ardi Mema

Lexo

Gjatë analizës së bërë për javën e 14-të të kategorisë Superiore, ish futbollisti dhe ish trajneri i bardhebluve të Tiranës, Ardi Memau ndal jo pak tek Vllaznia e Shkodrës, skuadra që sipas tij bën futbollin më të bukur në Shqipëri, dhe që me këtë ecuri kaq pozitive, jo vetëm që e ka siguruar pjesëmarrjen në Europë, por i ka të gjitha shanset për titullin kampion.

“Për mua Vllaznia shkëlqeu në ndeshjen me Kukësin. E kam atë filozofi në kokë siç luan Vllaznia. Ishte një ndeshje normale për Vllazninë, një ndeshje radhe që e dominoi. Kukësi ishte inekzistent, më dukej sikur Vllaznia luante kundër një ekipi të rinjsh. Kukësi i fali territorin. Të gjithë sulmet e Vllaznisë ishin agresive me 4,5 dhe 6 futbollistë. Është meritë e të gjithëve. Normalisht, Vllaznia do jetë konkuruese që do marrë trofeun po vazhdoi kështu. Pjesëmarrjen në Europë e ka siguruar. Kampionati mund të shkojë në Shkodër, është i vetmi ekip që të jep garanci”, tha Mema në prononcimin e dhënë gjatë emisionit “Sport News Plus” në “News 24”.

Në vijim të komentit të tij, Mema pranoi se në garë janë edhe Teuta, Partizani, Laçi,Tirana, por ajo që të bind më shumë është Vllaznia me lojën cilësore që bën. Janë sikur 3-4 vjet që luajnë bashkë që në mënyrën si konfigurohen. Kanë kënaqësi kur luajnë, kanë entuziazëm. Vllaznia luan më bukur nga të gjithë dhe është me meritë aty ku është”, përfundoi Mema.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend KumbarçeArbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe),...
- Advertisement -