Vllaznia dhe Dinamo do të përballen në kuadër të javës së gjashtë të “Abissnet Superiore” në një takim ku të dyja skuadrat synojnë një rezultat pozitiv pas ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e Kombëtares.
Drejtësia në këtë përballje i është besuar gjyqtarit Andi Koçi nga Durrësi teksa do të ndihmohet nga asistentët Gerald Cenolli dhe Stivi Met-Hoxha ndërsa Laver Alla do të jetë gjyqtari i katërt.
Në sistemin VAR do të jetë Orlando Kuka i asistuar nga Adrian Beqiraj në AVAR.
Fatos LAMAJ


