Saturday, October 12, 2024

U përfol për një largim nga drejtimi i FC Ballkanit, drejtuesit e klubit kosovar zyrtarizojnë rinovimin e kontratës me trajnerin Ilir Daja deri në vitin 2026

Lexo

Trajneri Ilir Daja, mbetet pa dyshim trajneri më i mirë, jo vetëm në kampionatin e futbollit kosovar, por edhe më gjërë. Rezultatet e tij fantastike në krye të FC Ballkanit kanë bërë që skuadra kosovare të korrë suksese të njëpasnjëshme, jo vetem në kampionatin kosivar, por sidomos në arenën ndërkombëtare.

Por, nga ana tjetër, mjaftoi një oshilacion në rezultatet e ndeshjeve të fundit nga ana e Ballkanit që në opinionin mediatik, sidomos atë kosovar të përflitej për një largim të mundshëm të teknikut Daja.

Këtij opinioni, i është kundrapërgjigjur menjëherë FC Ballkani, i cili zyrtarin rinovimin e kontratës me trajnerin Ilir Daja deri në vitin 2026.

Një gjë të tillë FC Ballkani e ka bërë përmes një njoftimi zyrtar tejet dashamirës për figurën e trajnerit të mirënjohur, Ilir Daja.

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh

Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!

Na priftë e mbara!

#FCBallkani

#TheCoach”, thuhet në postimin e bërë nga FC Ballkani

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img