Talenti shqiptar është thirrur nga trajneri i përfaqësueses gjermane që të stërvitet me ekipin e pare.
Zbehen shanset e Shqipërisë për të parë Brajan Grudën të veshur kuqezi. Talenti shqiptar është ftuar së fundmi nga trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman që të stërvitet me skuadrën që do të marrë pjesë në Euro 2024.
Talenti i Mainz është pjesë e përfaqësueses gjermane të 21-vjeçarëve, por është monitoruar dhe nga përfaqësuesja kuqezi. Gjithsesi, kjo lëvizje e fundit duket se i ka zbehur së tepërmi mundësitë për të vëshur fanellën e Shqipërisë. Gruda do të stërvitet me Gjermaninë deri të premten e ardhshme, së bashku me Roko Raitz, si zgjedhje e trajnerit Nagelsman për dy të rinj premtues.