Fitorja ndaj të kuqve, e gëzon Ilir Dajen: T’i shënosh 3 gola Partizanit në fushën e vet, jemi të gjithë të kënaqur. Vazhdojmë fitoret me gola dhe shumë raste!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit Ilir Daja, pas ndeshjes Partizani-Dinamo, 1-3

“Kemi bërë një lojë nga fillimi deri në fund. Kemi pasur zotërimin e topit, situata para portës, kemi bërë tranzicione, kemi ndryshuar manovrën në raport me kundërshtarin. Është ndeshja e dytë me përmbysje. T’i shënosh 3 gola Partizanit në fushën e vet, jemi të gjithë të kënaqur. Vazhdojmë fitoret me gola dhe shumë raste.

Lojën e komanduam. Paramenduam që Partizani mund të na vinte me presing lart. Futja e Qefalisë dhe Karambës bëri që t’ia vështirësonim Partizanit. E gjithë merita është e djemve, kishim vetëm dy ditë kohë. Në praktikë këmbët kanë qenë të rënduara. Entuziazmi, sakrifica dhe bashkëpunimi i lojtarëve bënë ekipin të dukej i freskët.

Kemi bërë gjithçka mirë. Goli i Bregut ndikoi për të na kthyer entuziazmin që kishim në pjesën e parë. Kishte bonus që rikthehu shumë shpejt entuziazmin.

Edhe ne luajtëm me presing të lartë. Ishte një sërë gabimesh. Maliqi shkoi në presion me një kohë vonesë dhe e la Atanaskovskin të futej drejt qendrës. Qejfalia dhe Maliqi duhet ta mbyllnin krosimin në shtyllën e dytë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias, Partizani kishte luajtur me atë vendosje që ndryshoi në 20 minuta. Rasti i Bregut, Vilës, Guindos, patëm shumë raste. Situatat para porte i kishim më të shumta se Partizani. Ekipi kishte goxha personalitet në administrim. Ishte administrim i kontrolluar

Bregu e beri mirë ndryshimin e zonave. Mund të mos e kishim marrë atë gol. Partizani sigurisht ka potencialin e vet. Në momente të caktuara, disa herë mund të na godiste. Mbrojtja jonë iu kundërpërgjig kundërshtarit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img