Bledar Gjeçaj-Mirënjohje nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Prizren. Ish basketbollisti dhe trajneri i njohur shkodran, drejton me sukses për të dytin sezon me radhë KB Bashkimi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bledar Gjecaj pas rikthimit ne Kosove u vleresua mbremjen e djeshme me Mirenjohje Speciale per kontributin ne Sport nga Komuna e Prizrenit, çmim i dorëzuar nga Shaqir Totaj kryetar i Komunes .

Bledar Gjeçaj mbahet mend për fitimin e Kupës së vetme të Republikës së Kosovës për ekipin e Bashkimit.

Ai tani është rikthyer me sukses përsëri në Prizren duke qënë zv trajner i ekipit të Bashkimit për 2 vite dhe duke arritur suksese, si arritja në finalen e Kupes së Kosovës vitin e kaluar, në finalen e kampionatit.

Ndërsa, sivjet, KB Bashkimi, mori pjesë në Fiba Europe Cup duke përfaqësuar në mënyrën më të mirë Kosoven dhe Shqipërinë në arenen europiane.

Për këtë flasin vetë rezultatet e arritura duke realizuar 3 fitore ndaj gjigandëve kroat Cibona, Dijonit të Frances apo Reggio Emilia të Italisë duke qënë me pikë të barabarta në fund të këtij kompetitcioni me të gjitha ekipet, por nuk u kualifikua më tej për shkak të pikëvarazhit Për t’u theksuar është se së bashku me Bledarin, pjesë e  klubit të njohur KB Bashkimi i Prizrenit është edhe djali i tij, talenti Veton Gjeçaj, i cili në aktivizimet e tij ka bënë një figurë shumë të mirë sportive.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img