Saturday, July 27, 2024

“UEFA Women Champions League”-Pragndeshja me Juventusin, Vllaznia zhvillon stervitjen e fundit 24 orë përpara sfidës zyrtare të mbrëmjes së nesërme

Lexo

Vllaznia në futboll për femra luan mbrëmjen e nesërme duke filluar nga ora 20.00 ndeshjen e kthimit të Turit të Dytë të “UEFA Women Champions League”. Delegacioni sportiv shkodran është nisur mëngjesin e sotëm drejt Italisë përmes fluturimit nga Aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit, ndërkohë që mbrëmjen e sotme, 24 orë përpara ndeshjes zyrtare, Juventus-Vllaznia ka zhvilluar seancën e fundit stervitore në Kompleksin Sportiv të Juventusit.

Ndonëse nuk janë në planet e trajnerit Nikolin Leka për të qënë në fushën e lojës për arsye dëmtimi, me skuadrën kanë udhëtuar edhe dy futbollistet titullare, Arbiona Bajraktari dhe Albina Rrahmani.

Takimi i parë i luajtur një javë më parë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës është mbyllur me fitoren e italianeve të Juventusit me rezultatin 0 me 2. Një rezultat ky i vështirë për t’u përmbysur duke ditur edhe forcën e kundërshtarit, por që gjithësi në kampin kuqeblu ka optimizëm për të dhënë më të mirën në fushën e lojës me synimin e shënimit të një goli të shpejtë me shpresë për të rihapur takimin.

Ndeshja, Juventus-Vllaznia në futboll për femra luhet në stadiumin “Juventus Training Ground” të Torinos duke filluar nga ora 20.00 dhe do të gjykohet një treshe arbitresh nga Norvegjia me kryesore  Henrikke Nervik, duke pasur asistente Monica Lokkeberg dhe Elisabeth Thoresen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img