Wednesday, May 8, 2024

Prag Superiore, të gjitha skuadrat të përfshira në merkato me emra “big”, brenda dhe jashtë vendit

Lexo

Merkatoja e Superiores, e mbyllur në datën 5 shtator ku 10 klubet pjesëmarrëse kanë lëvizur gjatë gjithë afatit ligjor për të kompletuar organikat e tyre. Modifikime të pjesshme në disa prej tyre por në klube të tjera lëvizjet kanë qenë të shumta, ndërsa në gjithë këtë tablo, Laçi ka preferuar të ruajë bërthamën e sezonit të kaluar me përjashtime të vogla. Por cilët janë emrat më të bujshëm, të cilët kanë hedhur të zezën mbi të bardhë dhe tek të cilët, skuadrat pjesëmarrëse në garë kanë varur shpresat për t’i dhënë drejtim sezonit të tyre.

Tirana mund të konsiderohet një nga skuadrat më të kompletuara në qarkullim për shkak të merkatos së menduar mirë ku bien në sy rikthimi i Michael Ngo’o pas një viti mungesë por edhe afrimi i Limajt në mesfushë dhe transferimi i Xhixhës nga Laçi në kryeqytet

Egnatia e bëri goditjen e madhe vetëm në frymën e fundit. Bruno Telushi u rikthye në Superiore pas aventurës në Azerbajxhan dhe ka pranuar ofertën e klubit rrogozhinas. Vlonjati do të jetë fari ndriçues në mesfushën e skuadrës së Gugash Maganit.

Dinamo ka ristrukturuar nga themelet gjithë skuadrën me emra të bujshëm dhe lojtarë me eksperiencë por nëse duhet të veçojmë tre, ata janë Eni Imami, ish-sulmuesi i Kombëtares, Enis Gavazaj dhe Agim Ibraimi. Mbrojtja, mesfusha dhe sulmi i kanë tri pika referimi në të cilat nëndetësja mund të mbështetet plotësisht.

Kukësi gjithashtu ka ndryshuar shumë krahasuar me sezonin e kaluar pasi përveç trajnerit me klubin verilindor janë bashkuar edhe shumë fytyra të reja ku bien në sy Edison Ndreca apo Donaldo Rrapo dhe disa të huaj ende për t’u zbuluar.

Partizani gjithashtu shfrytëzoi në maksimum orët e fundit të merkatos. Vetëm 4 orë nga gongu final, klubi kryeqytetas zyrtarizoi ish mesfushorin e Kombëtares dhe PAOK-ut të Selanikut, Ergys Kaçe por një kolonë e fortë në mesfushën e kuqe do të jetë edhe Herald Marku.

Ish-lojtarë të Kombëtares ankorohen edhe në Shkodër e Durrës. Vllaznia ka nisur bashkëpunimin me ish sulmuesin kuqezi dhe ish kampionin e vendit me fanellën e Skënderbeut, Liridion Latifi i cili rikthehet në Superiore pas një eksperience jo shumë të shndritshme në Hungari.

Në Durrës rithehet gjithashtu një njohje e vjetër. Bëhet fjalë për Sherif Kallakun, lojtarin që pas disa ndeshjeve në orbitën e Kombëtares dhe një ndalese në Kroaci , është rikthyer në formë huazimi dhe do të ndihmojë skuadrën e Edi Martinit në misionin për tu rikonfirmuar.

Ka kaluar pa shumë bujë merkatoja e kësaj vere në Krujë dhe Korçë ku kanë firmosur emra jo shumë të njohur në arenën kombëtare për shkak edhe të limiteve që kanë në financate  tyre këto dy klube.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img