Sunday, May 19, 2024

“UEFA Women Champions/Shorti i turit të dytë, Vllaznia-Juventus, me 31 gusht në “Loro Boriçi”

Lexo

Pas kualikimit të merituar në ndaj skuadrës hungarese, Ferencvarosh, Vllaznia në futboll për femra do të vazhdojë garën mes 32 skuadrave më të mira europiane duke luajtur një ndeshje luksi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës. Përzierja e goglave në shortin e hedhur mesditen e sotme për turin e dytë të “UEFA Ëomen Champions League” ka përcaktuar që Vllaznia e Shkodrës, në cilësinë e kampiones së Shqipërisë, të ndeshet me ekipin Italian, Juventus.

Një ndeshje luksi kjo për skuadrën kuqeblu që drejtohet nga presidenti Lazër Matija, pasi përballë është një klub torinez të traditës së hershme të lojës së futbollit. Sipas verdiktit të shortit, ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me datë 31 gusht ose 1 shtator, ndërsa ajo e kthimit me 8 ose 9 shtator në Torino.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img