Friday, May 3, 2024

Kupa e Botës Katar 2022: Tre sfida ditën e sotme, zbresin në fushë Anglia dhe Holanda

Lexo

Sot është dita e dytë e Kupës së Botës, pasi dje pamë hapjen dhe ndeshjen e parë mes vendit pritës Katarit dhe Ekuadorit, e cila përfundoi me rezultatin 0-2 për latinët.

Sot do të shohim tre përballje të tjera të cilat sigurisht që do të kenë vëmendje pasi janë kombe që kanë tifozë të shumtë.

Ndeshja e parë e ditës së sotme do të luhet në orën 14:00, ku Anglia e Gareth Southgate, nënkampionia e Europës do të debutojë sot në Kupën e Botës në Katar 2022 duke u përballur me Iranin e Carlos Queiroz në ditën e parë të Grupit B. Tre Luanët u kualifikuan duke fituar Grupin I të zonës së Europës përpara Polonisë. Nga ana tjetër Irani mori biletën për në Kupën e Botës duke u renditur në vendin e parë në grupin A të finales aziatike përpara Koresë së Jugut.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave, ndërkohë kujtojmë që iranianët nuk kanë mundur asnjëherë skuadra europiane në Botëror, duke grumbulluar 6 humbje dhe 2 barazime. “Tre Luanët” janë kualifikuar në finalen e 17-të të Botërorit. Kjo, në veçanti, është hera e shtatë me radhë, seriali më i gjatë i regjistruar nga britanikët në historinë e tyre.

Sfida e dytë e kësaj dite do të luhet në orën 17:00, ku Senegal do të përballet me Holandën. Sfida është interesante, ku Senegal është një ekip i rrezikshëm, por mungesa më e madhe e klubit afrikan është Sadio Mane, i cili nuk arriti dot të ishte gati për këtë Botëror.

Sfida e fundit e ditës do të luhet në orën 20:00, ku SHBA do të përballet me Uellsin e Gareth Bale. Pritet të jetë një sfidë intensive, pasi të dyja skuadrat krijojnë shumë raste.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img