Saturday, May 18, 2024

Urime çifti sportiv, Beci-Kozmai! Volejbolli dhe futbolli bashkoi dy të rinjtë shkodranë në rrugën e gjatë të jetës

Lexo

Volejbollistja e Vllaznisë Sarah Beci dhe futbollisti si dhe më pas arbitri i futbollit Noris Kozmai, janë çifti më i ri sportiv në qytetin e Shkodrës. Dy të rinjtë simpatikë, kanë bashkuar zemrat duke kurorëzuar këto ditë ceremoninë e fejeses për të vijuar një rrugë të gjatë jete me njëri tjetrin.

Realisht, sinjalet apo shkëndijat e para mes dy të rinjëve nuk ka qënë e vështirë të dalloheshin, pasi sa herë Vllaznia e volejbollit femra kishte ndeshje në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, në shkallët e tij kishte një tifoz special si ish futbollisti i Vllaznisë, Noris Kozmai, sot arbitër futbolli i kategorisë së parë.

Dhe, krahas entuziasmit që shfaqte për lojën e Vllaznisë, emocionet e Norisit ishin edhe shumë më të mëdha kur shoqja e tij, Sarah Beci me numrin 7, shënonte pikë për skuadrën kuqeblu.

E njëjta gjë ndodhte edhe kur Norisi, që tashmë duke jetuar në Tiranë i përket kolegjumit të arbitarve të kryeqytetit, sa herë caktohej për të gjykuar në Shkodër, sidomos kampionatin e futbollit të femrave, Sarah e ndiqte plot emocion në stadium.

Çiftet sportive në qytetin e Shkodrës janë në traditë të kahershme, duke nisur që nga brezi më i hershëm me atleten dhe basketbollisten Pina Vuka me basketbollistin dhe trajnerin e njohur Esat Haxhi, për të vijuar me çifte të tjerë në vazhdimësi, Mimoza dhe Rrasim Kraja, Myzejen dhe Enver Dervishi,  Lumnije Sykja dhe Luigj Zefi, Mira dhe Ferit Borshi, Arbana Xhani dhe Besnik Bekteshi, Ingrid Dashja dhe Ermal Kraja, dhe shumë e shumë të tjerë, për të mbërritur edhe brenda skuadrës së volej femra Vllaznia, me çiftin Klodeta Zhivani dhe Gledis Dibra, dhe shumë dhe shumë të çifte të tjera sportive që Shkodra i ka me shumicë, dhe që mund të jenë objekt i ndonjë shkrimi tjetër interesant.

Dhe, për ta mbyllur, rikthehemi edhe një herë tek çifti më i ri sportiv në qytetin e Shkodrës, ai mes volejbollistes Sarah Beci dhe arbitrit të futbollit Noris Kozmai, të cilëve portali Veriu Sport, i përcjellë urimet më të mira për fejesen, me trashëgime dhe suksese në karrierën e tyre sportive!

Gaspër MARKU  

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img